Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Zambias, Ulliam Majpambe Sikazve

25 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Zambias, me seli në Ankara, Uilliam Majpambe Sikazve.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se emërimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Zambias në vendin tonë hap mundësi shtesë për punë të përbashkët më të angazhuar në zbulimin e fushave të reja për bashkëpunim, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në arsim, në ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit, në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të mirëqenies për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Ambasadori Sikazve në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale e theksoi përkushtimin e Zambias për të nxitur bashkëpunimin bilateral me shtetin tonë, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë mbi mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investues.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit të porsaemëruar Sikazve në zbatimin e detyrës me përgjegjësi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...