Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, si pjesë e vizitës së saj të punës në Bruksel, u takua sot me Geert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST).
Në këtë takim u bisedua për aspektet operacionale dhe teknike të procesit të pranimit, mundësitë për përshpejtimin e integrimit europian dhe mekanizmat specifikë për përparim në kushtet e bllokimeve politike.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën e rishikimit të instrumenteve institucionale dhe ligjore në dispozicion të Unionit, me qëllim të identifikimit të hapave specifikë që do të mundësojnë që procesi të ecë përpara, duke u bazuar mbi arritjet e reformave dhe kriteret e përmbushura, pavarësisht bllokimeve dypalëshe nga shtetet anëtare.
Për të, është e rëndësishme që gatishmëria teknike dhe reformat e zbatuara të marrin vlerësimin e duhur, ndërsa perspektiva eeropiane të transformohet në proces të parashikueshëm me hapa të qartë dhe rezultate të matshme.





