Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës nacionale të infermiereve, teknikëve dha akushereve të Maqedonisë

25 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës nacionale të infermiereve, teknikëve dha akushereve të Maqedonisë – SHNITAM.

Udhëheqësia e shoqatës në këtë takim e njohu Presidenten Siljanovska Davkova me përkushtimin e tyre për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të praktikës së infermiereve dhe akushereve, avancimin e pozitës së infermiereve dhe akushereve në vendin e punës, si dhe angazhimin e tyre si shoqatë në drejtim të përmirësimit të sistemit shëndetësor në përgjithësi. Në këtë kontekst, theksuan disa çështje me prioritet për ta, pra miratimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe akusherik, njohjen dhe vlerësimin e arsimit të lartë të infermierëve dhe akushereve, si dhe specializimet e tyre të përfshira në kontratën kolektive, në përputhje me Konventën 149 të Organizatës ndërkombëtare të punës, për të vendosur mentorimin në praktikën e infermierisë, për të vlerësuar përvojën e infermiereve me arsim të mesëm, që kanë përvojë pune shumëvjeçare të specializuar, si dhe për të rritur rolin e infermiereve patronazhuese në dhënien e kujdesit shëndetësor parësor.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se infermieret, teknikët dhe akusheret janë një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në zinxhirin e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor dhe shprehu mbështetje për aktivitetet e shoqatës, si e vetmja organizatë profesionale që përfaqëson infermieret, akusheret dhe infermierinë në përgjithësi.

Në takimin e sotëm morën pjesë kryetarja e shoqatës Vellka Gavrovska, nënkryetarja Tanja Trajkovska, Valentina Goriçanec, sekretarja e SHNITAM -it, si dhe Gordana Dimeska, kryetare e seksionit neurologjik dhe delegati Goce Markovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...