Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e priti Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Angell Angellov.

Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë shënojnë një trend pozitiv i vazhdueshëm, si në marrëdhëniet politike, ashtu edhe në atë ekonomike midis dy vendeve.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë mbështetjen e fortë dhe të qartë nga Republikës e Bullgarisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe e përshëndeti ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, në drejtim të integrimit të saj të plotë në Bashkimin Evropian.

Сподели: