Urimi i Presidentit Pendarovski për besimtarët e krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian

31 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urim dr. Kiro Stojanovit, Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Pashkën e Madhe sipas Kalendarit Gregorian t’ua uroj festën më të madhe të krishterë me përshëndetjen – Krishti u ngjall!
Në këtë përshëndetje është përmbledhur thelbi i fesë së krishterë se Zoti te Jezu Krishti u identifikua tërësisht me vuajtjet e njerëzve, e pagoi çmimin e tjetërsimit të njerëzimit dhe kështu filloi ta ripërtërijë botën.

Nuk është e lehtë të dallohen në kohë krizash dhe konfliktesh, megjithatë, linjat e kësaj ripërtëritjeje janë vendosur me çdo akt të solidaritetit me më vulnerabilët midis nesh. Ripërtëritja është e pranishme në kundërshtimin e arsyeve strukturore për varfërinë, drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e natyrës. Këto lëvizje individuale dhe të përbashkëta janë pasqyrë se si mund të jetë shoqëria nëse mirësia bëhet vlera jonë supreme.

Le të na nxitë kjo festë, duke ndjekur shembullin e Krishtit, që të marrim pjesë aktivist në ndërtimin e shoqërisë maqedonase të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale, kurse nëpërmjet kësaj edhe në ripërtëritjen e shpresës.

Krishti u ngjall!
Me të vërtetë u ngjall!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....