Kabinet i hapur me nxënësit e shkollave nëntëvjeçare shkupjane “Luben Llape” dhe “Dimitar Milladinov”

28 Mars 2024 | Kumtesat

Në suazat e Kabinetit të hapur, nxënësit e SHNK “Luben Llape” dhe të SHNK “Dimitar Milladinov” nga Shkupi, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski.

Nxënësit kishin mundësi të njihen me Presidentin, të bisedojnë mbi punën e tij, mbi aktivitetet e përditshme në Kabinet. Gjatë qëndrimit i panë hapësirat ku mbahen solemnitetet, evenimentet, konferencat për shtyp, si dhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia – vendi kujton” vepër e akademikut Gligor Çemerski që i zbukuron muret në sallën Mozaik.

Kabinet i hapur është aktivitet në suazat e të cilit Kabinetin deri më tani e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme dhe mundëson vazhdimisht takime të drejtpërdrejta me Presidentin Pendarovski.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....