Urime nga Presidenti Pendarovski për Presidenti amerikan Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë të SHBA-së

4 Korrik 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dërgoi urim te Presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

I nderuar Zoti President,

Me rastin e Ditës së pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kam nderin dhe kënaqësia e madhe, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’u dërgoj urimet më të sinqerta për prosperitetin e tërësishëm të shtetit tuaj, si dhe për mirëqenien e popullit amerikan miqësor.

Njëkohësisht, dëshiroj të shpreh bindjen time të thellë se në periudhën e ardhshme me dinamikë ende më të fuqishme do të zhvillohen marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialog të hapur dhekonstruktiv dhe se do të ndërtojmë relacione ekonomike më intensive.

“Përpjekjet për anëtarësim me të drejtë të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë pikat e fokusuara të veprimit tonë politik të vazhdueshëm. Falë mbështetjes së madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi falënderues për mbështetjen e madhe të deritanishme nga SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tona strategjike, qytetarët e vendit tim presin mbështetja bujare të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.”

Zotëri president, edhe në këtë rast më lejoni të potencoj se Republika e Maqedonisë së Veriut lartë e vlerëson rolin global të SHBA-së në ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta – paqes, sigurisë dhe demokracisë. Në atë mendim, dua t’u bind se tërësisht jemi të përkushtuar në përforcimin dhe pasurimin e përmbajtjes së partneritetit strategjik me shtetin tuaj. Të bindeni se jemi të gatshëm edhe për bashkëpunim më të ngushtë, konstruktiv në atë plan, në vitet që vijnë pas”, shtoi Pendarovski në urimin dërguar Trampit.

Me të tilla bindje dhe me dëshirat më të sinqerta për punën tuaj të mëtejshme të suksesshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale, Ju drejtohem, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....