Urimi i presidentit Pendarovski me rastin e festës së Krishtlindjes

6 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, qytetarëve u uroi festën e Lindjes së Krishtit- Krishtlindjes.

Bashkëqytetarë të nderuar,

Më lejoni, t’ju uroj festën e madhe krishtere Lindjen e Krishtit- Krishtlindjen

Nga zemra dëshiroj që ditët e festës t’i presim me shëndet, lumturi dhe gëzim, duke dhuruar dashuri dhe harmoni me më të afërmit. Ditët festive që i kalojmë në shtëpitë tona përplot me dritë dhe ngrohtësi, le të jenë frymëzim që të kujdesemi dhe t’ua zgjasim dorën atyre që kanë nevojë për mbështetje materiale dhe shpirtërore.

Të nderuar,

Lindja e Krishtit është festë që i jep kuptim njerëzores brenda nesh dhe na ngulit besimin në të nesërme më të mirë, përplot me paqe, dashuri dhe mirëqenie. Mesazhet e kësaj feste le të prekin në zemrat tona dhe le të na ndjekin gjatë tërë vitit, duke na dhënë forcë që bashkë të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e ardhshme. Vetëm të bashkuar, solidar, duke treguar kuptim dhe respekt të ndërsjellë, do të kemi përparim dhe zhvillim personal dhe përparim të atdheut tonë.

Urime Krishtlindjen!

Krishti u lind!

Stevo Pendarovski,

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....