Vizitë pune në Agjencinë e Kundërzbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

24 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Presidenti StevoPendarovski, sot realizoi vizitë pune në Agjencinë e Kundërzbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski u njoftua për aktivitetet vijuese në kompetencat e Agjencisë, në drejtim të grumbullimit, analizimit dhe përpunimit të informacioneve të zbulimit, që janë të rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen si dhe për interesat politike dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti është njoftuar me kontributin e Agjencisë së Kundërzbulimit në përmbushjen e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut- anëtarësimin në NATO dhe BE, me theks në bashkëpunimit ndërkombëtarë të Agjencisë me shërbimet partnere. Në takim, me kryesinë është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, si pjesë e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve të institucioneve me veprimtari të përbashkët me Agjencinë e Kundërzbulimit.

Presidenti Pendarovski u informua edhe me aktivitetet e Agjencisë për reformim të brendshëm dhe miratimin e Ligjit të ri, me qëllim të ndërtimit të shërbimit model dhe efikas të kundërzbulimit, sipas rekomandimeve, kritereve dhe mbështetjen e NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....