8 shtatori përmes prizmit të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të tij të drejtpërdrejtë

7 Shtator 2026 | Kumtesat

Me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë dhe festimit të 35-vjetorit të saj, nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, në pllajën e Vila Vodno u mbajt një panel diskutimi me titull “8 shtatori përmes prizmit të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të tij të drejtpërdrejtë”, i moderuar nga Stojan Trpçevski.

 

Për referendumin, por edhe për ngjarje të tjera në vitet 1990 e më vonë folën: Tushe Goshev, Naser Ziberi, Llambe Arnaudov, Muhamed Halili, Petar Goshev, Bllagoj Hanxhiski, Todor Petrov, Sllave Naumovski, Gjulistana Markovska, si dhe gazetarët dhe redaktorët Pande Kolemishevski dhe Aleksandar Çomovski.

Këtë ngjarje u hap nga kori i fëmijëve “Zlatno Slavejce” me interpretim të himnit kombëtar “Denes nad Makedonija” dhe këngës “Zemjo moja”.

Në pyetjen – A gjenerata që mori pjesë në krijimin e shtetit të pavarur e kishte përfunduar detyrën e tij historike?, Presidentja Siljanovska Davkova u përgjigj se akti i organizimit të zgjedhjeve, miratimi i kushtetutës së re dhe krijimi i institucioneve paraqet akt i rëndësishëm i shtetndërtimit, por ndërtimi i një shteti paraqet proces i gjatë i ndryshimeve që çojnë në demokraci të qëndrueshme, funksionale dhe efikase.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rolin dhe meritën e përbërjes së parë parlamentare, qeverisë së ekspertëve, por edhe të politikanëve me përvojë dhe të moderuar: Kiro Gligorov, Stojan Andov, Nikola Klusev, Petar Goshev dhe Abdurahman Aliti, të cilët, me dije, mençuri dhe burrë shteti, mundësuan pavarësinë përmes rrugës paqësore gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

Sipas saj, pjesëmarrja e lartë dhe mbështetja dërrmuese i japin pavarësisë karakter plebishitar dhe legjitimitet demokratik.

Folësit hodhën dritë mbi dimensionet e ndryshme të referendumit: ligjore, politike, etnike; përshkruan atmosferën para dhe pas referendumit; përvijuan problemet me të cilat u përballën; vunë në dukje dallimet dhe dilemat rreth formulimit të pyetjes së referendumit; dallimet dhe mospajtimet rreth përkufizimit kushtetues të shtetit të Maqedonisë; qëndrimi i partive shqiptare.

Në fjalimin e tij, Tushe Goshev përshëndeti sistemin zgjedhor mazhoritar dhe problematizoi sistemin proporcional, i cili, sipas tij, zhvendos sovranitetin nga qytetarët te partitë politike.

Naser Ziberi kujtoi udhëzimet dhe paralajmërimet e përfaqësuesve shqiptarë para referendumit dhe gjatë miratimit të Kushtetutës dhe bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe qytetare në krijimin e vendimeve në funksion të ushtrimit të politikës si instrument për qëllime më të larta në interes të qytetarëve.

Sipas Lambe Arnaudov-it, përbërja e parë parlamentare tregoi vetëdije të lartë politike gjatë periudhës së pavarësisë dhe miratimit të akteve kyçe për shtetin, duke theksuar rëndësinë e Deklaratës së Pavarësisë.

Muhamed Halili shprehu keqardhje që në atë kohë partitë shqiptare nuk u kuptuan siç duhet dhe në kohë, si dhe zhgënjim në qeverinë e atëhershme për shkak të kontributit të saj të vogël në promovimin e marrëdhënieve ndëretnike, gjë që do të shkaktonte keqkuptime më vonë.

Petar Goshev fillimisht theksoi rëndësinë e padiskutueshme të KAÇKM-së në formimin e shtetësisë maqedonase, duke kujtuar se Republika e Maqedonisë si shtet i barabartë hyri në Federatën Jugosllave dhe si shtet i pavarur u nda nga Federata, bazuar mbi të drejtën e vetëvendosjes. Ai vuri në dukje natyrën e mbyllur të procesit të vendimmarrjes brenda rrethit të vogël politikanëve, si dhe bisedimet dhe negociatat sekrete për çështje me rëndësi shtetërore.

Blagoj Handziski përshëndeti aftësitë shtetërore të Kiro Gligorov-it dhe bëri thirrje për bashkim politik nëse dëshirojmë t’i zgjidhim çështjet e mëdha dhe të bëhemi anëtar i BE-së.

Todor Petrov foli për sfidat me të cilat u përball si një nga deputetët më aktivë në parlamentin e parë shumëpartiak, por edhe për pengesat dhe problemet që pati si president i Kongresit Botëror Maqedonas.

Deputeti Slave Naumovski, si anëtar i Komisionit të Punës së Jashtme, iu referua rolit dhe punës së tij, veçanërisht në lidhje me peripecitë që lidhen me aplikimin e vendit për anëtarësim në OKB.

Për deputeten Gjulistana Markovska, përbërja e parë parlamentare ishte dhe mbetet më demokratikja ndonjëherë. Ajo shprehu keqardhje për forcimin e partiokracisë, në vend të demokracisë.

Gazetari Pande Kolemishevski prezantoi punën e rëndësishme dhe të përkushtuar të mediave në procesin e pavarësisë, duke shprehur pritjen se paqartësitë e shumta që rrethojnë pavarësinë dhe vetëvendosjen do të hetohen dhe sqarohen nga një perspektivë shkencore dhe profesionale.

Gazetari Aleksandar Çomovski dëshmoi për qëndrimin e rezervuar dhe frikën e dukshme të elitave politike në lidhje me çështjet dhe vendimet kyçe për shtetin dhe demokracinë në 35 vitet e mëparshme. Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e sqarimit shkencor të historisë së kohëve të fundit, duke treguar Institutin e Historisë Kombëtare si një institucion të kualifikuar shkencor dhe arsimor për këtë qëllim.

Mesazhi i përbashkët ishte se sot, duke ndjekur shembullin e vitit 1991, kemi nevojë të ngutshme për bashkim dhe konsensus mbi çështjet e rëndësishme politike nga të cilat varet e ardhmja e vendit dhe prosperiteti i të rinjve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit