Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Zelandës së Re, Zhaklin en Frizel

10 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Zhaklin en Frizel, ambasadore e sapoemëruar e Zelandës së Re për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Romë, Republika e Italisë.

Në fjalimin e ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se midis dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie miqësore dhe dëshirë e përbashkët për zhvillim më intensiv të tyre, si dhe për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Presidenti tha se megjithëse janë gjeografikisht shumë larg njëri-tjetrit, të dy vendet e shkëmbejnë vizionin dhe përgjegjësinë për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik, përkushtimin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore, promovimin e dialogut dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, si dhe mbrojtjen të drejtat e njeriut.

Ambasadorja Zhaklin en Frizel në fjalimin e saj tha se Maqedonia e Veriut dhe Zelanda e Re kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe se e kanë të përbashkët përkushtimin për demokracinë liberale dhe ruajtjen e shoqërive dhe ekonomive të hapura. Ajo vuri në dukje se është krenare për 1500 qytetarët në Zelandën e Re me origjinë nga Maqedonia e Veriut, për të cilët tha se janë bërë pjesë e rëndësishme e strukturës së tyre sociale dhe shtoi se ato lidhje ofrojnë një bazë solide për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve për vitet në vijim.

Presidenti Pendarovski ambasadores së Zelandës së Re i uroi shumë sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm dhe shprehu bindjen se në kryerjen e obligimeve të saj diplomatike do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e tij të tërësishme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....