Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Sllovakisë, Iveta Hricova

16 Shtator 2025 | Kumtesat

Në një ceremoni solemne Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pranoi sot letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova.

Ajo i uroi mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e misionit të saj diplomatik, duke theksuar gatishmërinë e saj për bashkëpunim.

Bashkëbisedueset kujtuan se të dy vendet janë të bashkuara nga trashëgimia e Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, si dhe tri dekada marrëdhënie miqësore.

Presidentja falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe të zëshme për qëllimet e politikës së jashtme të Maqedonisë, veçanërisht anëtarësimin në BE, si dhe aleancën e saj në NATO-n lidhur me çështjet e sigurisë rajonale dhe globale. Për të, hapja e Ambasadës Maqedonase në Bratislavë në vitin 2021 paraqet kontribut i rëndësishëm në avancimin e partneritetit bilateral.

Ambasadorja Hricova theksoi se Sllovakia mbetet mbështetëse e fortë dhe e sinqertë e rrugës së integrimit europian të vendit dhe shprehu bindjen e saj se BE-ja duhet të gjejë zgjidhje për të hapur dyert për pranimin e anëtarëve të rinj. Ajo premtoi të përmirësojë marrëdhëniet politike dhe të hapë mundësi të reja për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas saj, forcimi i marrëdhënieve midis studentëve, artistëve, sipërmarrësve dhe komuniteteve paraqet bazë e diplomacisë së vërtetë.

Në vizitën e ardhshme zyrtare të Presidentit Sllovak Peter Pellegrini në vend, të dy njohin një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, i cili do të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik.

Duke folur për lidhjet e forta kulturore midis dy vendeve, Presidentja Siljanovska Davkova kujtoi poetin sllovak Ivan Shtërpka, fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet e Poezisë së Strugës së këtij viti, për të cilën Ambasadori shprehu kënaqësi të madhe.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit