Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar shqiptar, Denion Mejdani

25 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin dhe përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Eurointegrimet janë prioritet i të dy vendeve, si dhe nevoja për përshpejtimin e këtyre proceseve në periudhën në vijim. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për rajonin në tërësi dhe do të kontribuojë në inkurajimin e reformave dhe proceseve demokratike. Të dyja vendet mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë drejt realizimit të qëllimit përfundimtar dhe të përbashkët – anëtarësimit të plotë në Bashkim”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se të dyja shtetet janë aleate në NATO dhe kanë vizion dhe përkushtim të përbashkët për paqen dhe prosperitetin ekonomik si në rajon ashtu edhe në nivel global.

Ambasadori Mejdani, në fjalën e tij në këtë ceremoni, theksoi se misioni i tij është që të punojë pa u lodhur në përparimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy shteteve.

“Ne jemi dy popuj që i bashkon një qëllim i përbashkët: të krijojmë të ardhme përparimi, paqeje dhe një të ardhme që premton. Së bashku kemi ecur në rrugën e integrimeve euroatlantike, duke kuptuar se fatet tona janë të ndërthurura. Së bashku, mund të krijojmë fener stabiliteti dhe rritjeje në Ballkan, shembull se çfarë është e mundur të arrihet nëse uniteti dhe bashkëpunimi udhëheqin në këtë rrugë”, tha ambasadori Mejdani.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit Mejdani në zbatimin e detyrës me përgjegjësi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....