Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren kroate, Nives Tiganj

30 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përkryera bilaterale të cilat karakterizohen nga dialogu politik intensiv dhe nga bashkëpunimi konstruktiv në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se të dy vendet mike kanë qëllime të përbashkëta strategjike dhe interes për paqe, stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm të rajonit dhe më gjerë.

Presidentja Siljanovska Davkova i dërgoi urime Kryeministrit Andrej Plenkoviq me rastin e formimit të Qeverisë së re në Republikën e Kroacisë.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme kroate për procesin e integrimeve evropiane maqedonase, si mënyra më e mirë për zhvillimin e rajonit dhe për stabilitetin e Evropës. Ajo e theksoi edhe përkushtimin e të dy vendeve si aleatë të NATO-s për të promovuar dhe ndarë vlerat dhe përgjegjësinë e përbashkët ndaj NATO-s dhe kontributin në operacionet ndërkombëtare të paqes.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...