Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorët jorezidentë me seli në Sofje

12 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti sot ambasadorët jorezidentë të Mbretërisë së Marokut, Zakia El Midaoui, të Republikës Arabe të Egjiptit, Nader Saad, të Shtetit të Kuvajtit, Gazi Hamed Alfadli, të Mongolisë, Sajanaa Lhagvasuren, të Gjeorgjisë, Otar Berdzenishvili, nga Republika e Moldavisë, Anatol Çebuk, nga Republika e Kubës, Marieta Garsia Hordan, nga Republika e Indisë, Sanxhaj Rana dhe nga Republika Islamike e Pakistanit, Modsar Çaudari, me seli në Sofje.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e palës maqedonase për përforcimin e marrëdhënieve diplomatike me secilin nga shtetet, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Dyert tona janë gjithmonë të hapura për dialog dhe presim me padurim të punojmë ngushtë me ju që të hulumtojmë potencialin e plotë të marrëdhënieve tona diplomatike dhe ekonomike. Në këtë drejtim, shpresoj se marrëdhëniet më të ngushta bilaterale dhe takimet më të shpeshta do të hapin rrugën për hapjen e ambasadave të vendeve tuaja të respektuara këtu në Shkup”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar potencialin e madh për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe duke paraqitur mjedisin tërheqës për investime në vend, i cili karakterizohet nga një pozicion gjeografik strategjik, politikë monetare e qëndrueshme, kushte të favorshme tatimore dhe fuqi punëtore të kualifikuar.

Ajo i prezantoi situatën aktuale në shtet pas zgjedhjeve të mbajtura presidenciale dhe parlamentare, prioritetet në procesin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet në politikën e jashtme.

Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi anëtarësimin në NATO dhe integrimin evropian si aspekte kyçe në politikën e jashtme të shtetit.

“Si anëtar i NATO-s, vendi ynë e pranoi rolin e vet me seriozitet dhe me përgjegjësi. Anëtarësimi ynë jo vetëm që e përforcon sigurinë tonë kombëtare, por gjithashtu na mundëson të kontribuojmë ndjeshëm në stabilitetin rajonal dhe global. Marrim pjesë aktive në operacionet e NATO-s, stërvitjet ushtarake dhe proceset vendimmarrëse, duke e demonstruar përkushtimin tonë ndaj parimeve dhe qëllimeve të Aleancës”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se vendi ynë vazhdon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe se ai mbetet prioritet strategjik për vendin, duke vlerësuar se integrimi ynë në BE është kompleks dhe përfshin aspekte të ndryshme.

“Presim konfirmim të qartë nga Bashkimi Evropian për përkushtimin e tij për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, ngjashëm me qëndrimin e shprehur në Samitin e Selanikut. Mendoj se bilateralizimi i procesit evropian nuk do t’i sjellë dobi askujt dhe do t’u shërbejë interesave të vendeve të treta me qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....