Presidentja Siljanovska Davkova nëpërmjet lidhjeje me video-konferencë foli me përfaqësuesit e Armatës të dërguar në operacionet paqësore

28 Dhjetor 2024 | Fjalimet, Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, nëpërmjet një lidhjeje me video-konferencë, bisedoi me pjesëtarët e Armatës që janë në operacionet paqësore “KFOR” në Kosovë, UNIFIL në Liban, ALTEA në BeH, si edhe në misionet në Rumani dhe në Letoni.

Në fjalimin e saj drejtuar paqeruajtësve dhe familjeve të tyre, Presidentja u dëshiroi festa të lumtura të fundvitit dhe Vit të Ri të lumtur.

“Jam krenare për ta, por po aq krenare edhe për familjet dhe fëmijët e tyre të mrekullueshëm. U urova që ta përfundojnë punën me sukses, duke besuar në aftësinë dhe vendosmërinë e tyre. Më kënaqë në shoqërinë më anëtarët e familjeve të tyre, sidomos të fëmijëve të mrekullueshëm për të cilët Ministria e Mbrojtjes përgatiti program për Vitin e Ri”, theksoi Presidentja Siljanovska-Davkova pas bisedës me përfaqësuesit e Armatës dhe pas takimit me anëtarët e familjeve të tyre.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

Nuk mund të mos e përsëris atë që kam thënë tashmë në Kuvend. Unë jam krenare për Armatën.  Nuk jam në person militant, jam paqedashëse, jam gandiste.  Megjithatë, ajo që pashë gjatë zjarreve, ajo që pashë gjatë takimeve, ajo që shoh dhe lexoj nga raportet më bind me të vërtetë se kemi një Armatë, jo vetëm që është në NATO, por është një armatë të respektuar. Jam krenare edhe për këta njerëz, sepse janë në misione paqeruajtëse, por këtu jam më shumë krenare për familjet dhe fëmijët e tyre të mrekullueshëm. Në të vërtetë, e falënderoj shumë ministrin e Mbrojtjes, sepse kjo që po ndodh këtu do të na bashkojë me prindërit e tyre dhe nuk besoj se do të ketë më krenarë se ata për baballarët e tyre në këto misione. Por, më krenarja nga të gjitha ata është shteti Maqedonia.  Së bashku me mua do të shkëmbejmë mendime, jam e bindur që janë në rregull, jam e bindur që çdo gjë që bëjnë, e bëjnë për të mirën e njerëzimit dhe kur dikush është në një mision paqeje, kjo duhet të respektohet me të vërtet. Duhet të vlerësohet dhe mendoj se të gjithë e vlerësojmë, veçanërisht unë.

Ta përfundoni punën tuaj profesionalisht, të disiplinuar ashtu siç duhet. Të ktheheni gjallë e shëndoshë, të jeni në kontakt të vazhdueshëm me ne dhe me familjet tuaja, të jeni të sigurt se në mungesën tuaj do të kujdesemi për ta. Mendimet tona janë me ju.  Ajo që e bëni ju është me të vërtetë për respekt të thellë.  Ju uroj nga zemra viti 2025 të jetë më i bukuri për ju, për fëmijët tuaj dhe për familjet tuaja.

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit