Konferenca për shtyp e presidentëve Pendarovski dhe Van der Belen: Austria është mik i dëshmuar i rajonit

29 Mars 2023 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentit federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidentët Pendarovski dhe Van der Belen mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Në vijim është teksti integral i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

I nderuar president,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot kam nderin të mirëpres Presidentin e Republikës mike të Austrisë, Aleksander Van der Belen i cili është në vizitë zyrtare në shtetin tonë.

Kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për ne se po realizohet në kohë sfiduese të krizave globale, në kohën kur agresioni rus mbi Ukrainën po i ndryshon thelbësisht strukturat e sigurisë, politike dhe ekonomike të kontinentit, kurse në rajonin tonë po lëvizin procese të cilat mund të ndihmojnë për stabilizimin e tij të përhershëm dhe për integrim më të shpejtë evropian.

Nga ana tjetër, Austria është historikisht e pranishme në vendin tonë dhe në rajon, edhe politikisht edhe ekonomikisht. Ajo është një nga shtetet e para evropiane e cila i ndjen efektet e proceseve pozitive, por edhe të tendencave negativ në Ballkan. Prandaj takimet me bashkëfolësit austriakë janë më se të dobishme dhe të mbushura gjithmonë me besim dhe respekt të ndërsjellë.

Si rrjedhim është e qartë se me Presidentin Van der Belen kishim një bisedë të sinqertë dhe domethënëse, ashtu siç janë gjithmonë takimet me kolegun tim të dashur, ku e konfirmuam miqësinë dhe partneritetin e fortë midis dy shteteve dhe dy popujve tanë. Maqedonia e Veriut dhe Republika e Austrisë kultivojnë lidhje tradicionale nëpërmjet dialogut të hapur dhe intensiv dhe prandaj marrëdhëniet bilaterale janë në nivel të lakmueshëm – edhe bashkëpunimi ekonomik edhe parlamentar edhe sektorial janë në rritje.

Një nga temat kryesore, të cilën e diskutuam ishte procesi ynë eurointegrues dhe me këtë rast, dëshiroj ta falënderoj Austrinë për mbështetjen e fuqishme të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e pakontestueshme, të vazhdueshme dhe parimore për ne në këtë proces dhe në këtë kontekst.

Folëm edhe mbi gjendjen aktuale politike dhe mbi çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Austria si mik i dëshmuar i rajonit ka rol të rëndësishëm në nxitjen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse në ato suaza, kjo vizitë e Presidentit austriak flet edhe mbi urgjencën e dosjes maqedonase evropiane.

U dakorduam se në mungesë të perspektivës së qartë evropiane, euroskepticizmi do të vazhdojë të rritet dhe me siguri do të jetë sinjal për disa fuqi të tjera të cilat punojnë kundër vlerave evropiane.

Të nderuar,

Një fokus i veçantë në këto biseda ishte intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik. Austria është partneri ynë i rëndësishëm tregtar dhe investitori i parë i huaj me investime të përgjithshme prej rreth një miliard eurosh dhe me prani të 54 kompanive aktive austriake në tregun maqedonas. Në atë kontekst i përgëzojmë dhe i mbështesim aktivitetet Asociacionit të biznesit maqedonas-austriak. Interes i përbashkët gjeostrategjik është që juglindja e Evropës të jetë demokratike dhe e zhvilluar që të jetë urë për shkëmbimin ekonomik me tregjet në rritje të Azisë.

Edhe pse Austria është në kulmin e listës së investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, është e pakontestueshme se ekzistojnë potenciale për zmadhimin e përgjithshëm të shkëmbimit tregtar, për të cilin presim që kontribut të japë edhe forumi ekonomik maqedonas-austriak, i cili do të mbahet pasdite, kurse në të cilin do të marrim pjesë së bashku me Presidentin Van der Belen.
Të përmbledh, përshtypja jonë e përbashkët është se sot kishim biseda produktive.

Është e pakontestueshme se partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet të pandërprerë. Vitin e ardhshëm festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike që do të jetë edhe një mundësi që ta riafirmojmë miqësinë dhe bashkëpunimin maqedonas-austriak.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...