Bisedë telefonike e Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin serb Vuçiq

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite kishte bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë bisedë u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe u theksua gatishmëria për përparimin e mëtejshëm të miqësisë maqedonase-serbe, për konkretizimin e bashkëpunimit në disa fusha dhe përforcimin e mbështetjes së ndërsjellë në perspektivat evropiane dhe proceset eurointegruese të të dyja vendeve.

Në prag të festës shtetërore 2 Gusht – Ilinden, kurse në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përpjekjeve për thellimin e lidhjeve miqësore midis dy popujve, Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Vuçiq shprehën gatishmërinë e tyre për të vizituar bashkërisht manastirin e Shën. Prohor Pçinskit dhe për të kremtuar 80-vjetorin e mbajtjes së Mbledhjes së Parë të Kuvendit Antifashist Nacionalçlirimtar të Maqedonisë (KANÇM).

Në këtë bisedë, Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Presidentin Vuçiq për ndihmën e dhënë në përballimin me zjarret aktuale në pyje në vend dhe e theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...