Siljanovska Davkova takohet me sipërmarrësit kanadezë me origjinë maqedonase, John Bitov Jr. dhe Jordan Bitov

12 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot përfaqësues të diasporës maqedonase në Kanada, përfshirë sipërmarrësit kanadezë John Bitov Jr. dhe Jordan Bitov, pjesëmarrës në samitin “Maqedonia 2025”.

Ajo u falënderoi atyre për kontributin e gjatë të diasporës maqedonase në Kanada sa i përket forcimit të lidhjeve ekonomike, arsimore, shkencore dhe kulturore me vendin amë, si dhe promovimit të interesave dhe potencialit maqedonas në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim u potencua rëndësia e iniciativave të tilla si “Maqedonia 2025”, të cilat kontribuojnë në lidhjen e komunitetit të biznesit vendas me profesionistë dhe investitorë të suksesshëm nga diaspora, duke inkurajuar sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova i informoi ata në detaje mbi prioritetet politike të brendshme dhe të jashtme të vendit, me një fokus të veçantë mbi proceset e integrimit europian. Ata, nga ana tjetër, theksuan mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve kanadeze-maqedonase në nivelin më të lartë.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe afirmimin ndërkombëtar të vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...