Presidentja Siljanovska Davkova e vizitoi Qendrën e trajnimit në ujë në Ohër

11 Korrik 2024 | Kumtesat

Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerallejtënant-kolonel Vasko Gjurchinovski, sot ka vizituar pjesëtarët e Armatës të Batalionit të Forcave Speciale, të cilët janë duke zhvilluar stërvitje në Qendrën e trajnimit në ujë në Ohër.

Në suazat e vizitës, kryetarja Siljanovska Davkova u njoh me kapacitetet e Batalionit të Forcave Speciale, si dhe për stërvitjen dhe aftësitë e pjesëtarëve të njësitit, të cilat u prezantuan nëpërmjet ushtrimeve demonstruese për kryerjen e operacioneve në ujë dhe prezantimin e arteve luftarake.

Pjesëmarrësit e Batalionit të Forcave Speciale, nëpërmjet stërvitjes metodike demonstruese, kanë demonstruar procedurat që janë pjesë e operacioneve speciale në situatë krize pengmarrëse në mjet lundrues, kurse në stërvitje është përfshirë edhe helikopter MI-8/17 nga VING-u i Armatës. Pjesëtarët e njësisë “Ujqërit” zhvilluan një ushtrim të shkurtër demonstrues, ku prezantuan disa nga artet marciale.

Presidentja i përgëzoi për ushtrimet e kryera me sukses, duke theksuar se niveli i lartë i stërvitjes për kryerjen e detyrave komplekse, që u demonstrua sot nga pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale, si dhe trajnimi në sportet marciale, vërteton profesionalizmin, përkushtimin dhe performancën e ushtrisë sonë, e cila i përmbush detyrat me dinjitet dhe disiplinë sipas standardeve të NATO-s. Ajo theksoi se kjo është edhe një dëshmi se pse Armata i ka merituar notat e larta dhe e gëzon besimin më të lartë te qytetarët.

Në atë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova rekomandoi se Armata, si shtyllë e sigurisë nacionale dhe kolektive, është e domosdoshme të vazhdojmë të investojmë në modernizimin e mëtejshëm dhe në edukimin e përfaqësuesve të armatës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...