Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindjet

6 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe të krishterë Krishtlindjet u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë Lindjen e Krishtit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinianit të Parë, z.z. Stefan dhe Kryetarit të Përfaqësisë kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaev.

Të nderuar,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë Lindjen e Krishtit, t’Ju uroj festën e madhe të krishterë – Krishtlindjen dhe t’ju dëshiroj ta kaloni në shëndet të mirë të mbushur me gëzim dhe lumturi.

Krishtlindjet, ishin, janë dhe mbeten përgjithmonë festa më hyjnore dhe më e ndritshme e krishterë, simbol i jetës, dashurisë, respektit dhe solidaritetit.

Lindja e Krishti na mëson dhe inspiron si të duam, të shpërhapim paqe dhe harmoni, të ndihmojmë të pafuqishmit, të japim mbështetje dhe të ofrojmë ngushëllim pa rezervë.

Krishtlindjet e simbolizojnë vitalitetin e besimit dhe shpresës, si thelbësore për natyrën njerëzore.

T’i hapim në këtë ditë hyjnore zemrat për të gjithë njerëzit, që të përpiqemi ta kuptojmë nevojën e të gjithëve për lumturi, të kontribuojmë në mirëqenien shoqërore.  Ta dëgjojmë thirrjen baritore të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe të hyjmë në katedralet e Zotit që ta përforcojmë shpirtëroren personale dhe nacionale.

Krishti u lind!

Gordana Siljanovska Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...