Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Kryqin e Kuq

26 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 26 korrikut – Ditës së solidaritetit dhe kujtimeve nga tërmeti katastrofik i Shkupit në vitin 1963, vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në prezantimin – Aktivitetet e Kryqit të Kuq gjatë tërmetit në Shkup 1963 dhe mbajti takim me vullnetarët dhe menaxhmentin e kësaj organizate humanitare. Nëpërmjet video-linkut ndoqi një pjesë të aktiviteteve të tyre në Qendrën e Dhurimit të Gjakut, Qendrën për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psikosociale dhe Qendrën e Kujdesit.

Udhëheqësia e Kryqit të Kuq e informoi Presidenten për kapacitetet e organizatës, për tendencën në rritje të aktiviteteve vullnetare, si dhe për iniciativat dhe përkushtimin në promovimin e solidaritetit dhe vullnetarizmit humanitar, si model i qëndrueshëm me përfitime të shumta individuale dhe kolektive.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq e njohën Presidenten Siljanovska Davkova me angazhimet e rregullta në mbështetje të grupeve vulnerabile, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme sociale në shoqëri, dhe në bisedë aktivistët humanë treguan angazhimet e tyre personale që ishin nxitje dhe frymëzim për t’iu bashkëngjitur Kryqit të Kuq.
Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova tregoi kujtimin e saj për tërmetin e Shkupit dhe ditët pas tij, duke theksuar vlerën e vyeshme të solidaritetit dhe kontributin e vullnetarëve, të bashkuar në dëshirën e tyre të fortë për ndihmë dhe mbështetje. Në këtë drejtim, theksoi se shoqëria qytetare fuqizohet më shumë nëpërmjet punës vullnetare, duke vlerësuar se vullnetarizmi duhet të vendoset edhe në sistemin arsimor.

Gjatë vizitës, Presidentja Siljanovska Davkova nënshkroi aplikacionin për anëtarësim në Kryqin e Kuq, si një nga organizatat më të mëdha dhe më të rëndësishme vullnetare, si dhe e theksoi mbështetjen e saj të mëtejshme të parezervë për humanizmin si vlera më e lartë njerëzore dhe prioriteti kryesor i çdo shoqërie.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...