Delegacion nga Kabineti i Presidentit i Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Blerim Kolalli, këshilltar i veçantë për siguri nacionale dhe kolonelja Biljana Bllazhevska, adjutante e Presidentit me rastin e Ditës së Armatës, sot në varrezat në Butel, Shkup, vendosën lule të freskëta pranë përmendores së luftëtarëve të rënë të LNÇ-së në Kopshtin e kolosëve dhe pranë prehimoreve të përjetshme të Presidentit Kiro Gligorov, Presidentit Boris Trajkovski dhe gjeneralit Mihaillo Apostollski.

Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës hebraike Jom Kipur
Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e kremtimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetarit të Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. I...