Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Ohër u takua me atletin maqedonas Dario Ivanovski

1 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Vilën Biljana në Ohër u takua me atletin maqedonas në staza të gjata dhe të mesme, maratonikun Dario Ivanovski, i cili nesër do të garojë në edicionin e 8-të të Fundjavës atletike “Ohri vrapon” (Ohrid trçaT).

Presidentja Siljanovska Davkova e përgëzoi atletin më të mirë maqedonas, Dario Ivanovski dhe trajnerin e tij, majorin Igor Jakimovski për kualifikimin këtë vit në Lojërat verore olimpike në Paris.

Ivanovski e njohu Presidenten me përgatitjet për paraqitjen në Lojërat Olimpike në Paris.

Presidentja tha se sukseset e sportistëve maqedonas janë krenari të madhe për mbarë shtetin dhe se është e domosdoshme të kujdesemi për përfaqësuesit tanë më të suksesshëm në çdo fushë. Ajo, duke theksuar se sporti dhe kultura fizike janë një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin e kombit, për kohezionin e brendshëm dhe promovimin e jashtëm të shtetit, i uroi Ivanovskit shumë suksese në Lojërat olimpike, si dhe në karrierën e tij të mëtejshme.

Ivanovski është një nga atletët më të mirë ballkanikë me një numër të madh rekordesh maqedonase dhe ballkanike dhe tani është sportisti i vetëm maqedonas me kualifikim të konfirmuar në Lojërat verore olimpike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...