Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit, Dita e Armatës, në Ohër

18 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës, që u mbajt në Qendrën e stërvitje në ujë në Ohër.

Në fjalimin e vet Presidentja Siljanovska Davkova u shprehu mirënjohje përfaqësuesve të Armatës për zbatimin e me disiplinë, vetëdije dhe përgjegjësi të obligimeve të tyre ushtarake, si në shtëpi ashtu edhe jashtë shtetit, nëpërmjet pjesëmarrjes në misione të shumta paqësore.  Presidentja e theksoi veçanërisht përkushtimin e Armatës në mbështetjen e institucioneve në ballafaqimin me fatkeqësitë elementare dhe krizat, siç janë zjarret në të gjithë territorin e shtetit, duke e kryer këtë funksion profesionalisht dhe me sakrificë dhe prandaj, siç theksoi, Armata gëzon vazhdimisht besimin më të lartë te qytetarët maqedonas.

Në solemnitetin qendror është kryer edhe dorëzimi i detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithëm të Armatës nga shefi i tanishëm, gjenerallejtënanti, Vasko Gjurçinovski shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-majorit Sashko Llafçinski.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

Të nderuar përfaqësues të Armatës
Të nderuar veteranë të mbrojtjes maqedonase
Të nderuar shkëlqesi
Të dashur bashkëqytetarë,

Ju uroj festën tuaj dhe festën tonë – 18 Gushtin, Ditën e Armatës. Kjo festë na rikujton se ne askush nuk na ka çliruar, por jemi çliruar vetë.  Shteti maqedonas as nuk është dhuruar, por është luftuar për të dhe është fituar me një luftë të vështirë dhe të drejtë – nacionalçlirimtare.

Si Presidente e Republikës, si Komandante supreme e forcave të armatosura, por edhe si bijë partizani, qëndroj para jush, krenare për ju, trashëgimtarë të partizanëve.  Ju, ushtarët dhe oficerët, kadetët dhe veteranët e Armatës jeni mbrojtësit e vërtetë të trashëgimisë – shtet i lirë maqedonas, të cilin para 80-vjetësh, në KAÇKM, na e lanë paraardhësit tanë të guximshëm.

Më shumë se tri dekada, shtet i pavarur maqedonas e ka krijuar armatën e vet, si mbrojtëse të integritetit të tij territorial dhe pavarësisë së tij.

Të nderuar përfaqësues të Armatës, oficerë, ushtarë

Para pak kohe në festimin e Ilindenit, theksova se fuqia na buron nga uniteti i dallimeve tona: Etnike, fetare, gjuhësore, gjinore, ideologjike, e brezave.  Edhe përkrah dallimeve, Ju, oficerët dhe nënoficerët, ushtarët dhe rezervistët, veteranët dhe kadetët, keni diçka të përbashkët: të gjithë lidheni dhe jeni të obliguar me betimin solemn se do të mbroni lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Ju kujtoj se është nevojë dhe nder i vazhdueshëm dhe e pashtershëm të kryeni detyrat tuaja ushtarake në mënyrë të disiplinuar, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, si edhe deri më tani.  E di që ju e bëni vazhdimisht dhe në mënyrë të përkryer me reforma të mundimshme, sipas standardeve strikte të NATO-s, me pjesëmarrje aktive dhe të besueshme në misionet paqeruajtëse në shërbim të paqes rajonale dhe globale, nëpërmjet stërvitjeve ushtarake ndërkombëtare ku demonstroni njohuritë dhe aftësitë tuaja, dhe më së shumti, kurse më shumë me mbështetjen dhe ndihmën tuaj të parezervë që ua jepni qytetarëve dhe institucioneve qytetare maqedonase në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore, si zjarret e kësaj vere.  

E gjithë kjo më bën krenare për ju, përfaqësues të Armatës.

Ju jeni garantues dhe potencial i rëndësishëm i paqes në këto kohë të vështira të pasigurisë së madhe, të shkaktuar nga rreziqet e sigurisë globale dhe evropiane dhe konfliktet e ndezura ushtarake rajonale, prania e kërcënimeve tradicionale, por edhe të reja hibride dhe kibernetike, ndikimeve aktive keqdashëse dhe dezinformatave nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Fatkeqësisht, fusha moderne e betejës është zgjeruar nga hapësira fizike në atë digjitale.

Lufta aktuale në tokën e Evropës dhe Lindjes së Afërt, e cila shkakton vuajtje të paparë njerëzore dhe dëme materiale, parashtron pyetje dhe dilema të vështira, por edhe sfida për njerëzimin, për shkak të respektimit dhe mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare, joefikasitetit në funksionimin e institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve të autorizuar ndërkombëtarë.

E dimë se ju, përfaqësuesit e Armatës, e keni ecur rrugën drejt NATO-s nëpërmjet misioneve të shumta paqeruajtëse në të cilat keni fituar jo vetëm përvojë të madhe, por edhe respekt të madh dhe të merituar. Prandaj, do të vazhdojmë të kontribuojmë mbi paqen nëpërmjet pjesëmarrjes në KFOR, Prezencës së përforcuar në Letoni dhe aktiviteteve të zmadhuara të vigjilencës në Bullgari dhe Rumani si pjesë e sistemit kolektiv të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s. Do të vazhdojmë të marrim pjesë në misionet EUFOR – ALTEA dhe UNIFIL. Aktualisht mbi 180 pjesëtarë të armatës janë të angazhuar në misione dhe operacione paqeruajtëse nën flamurin maqedonas.

Në stërvitjet ushtarake, në terrenet stërvitore me aleatët, e konfirmuat përgatitjen dhe ndërveprueshmërinë tuaj. Vetëm deri në fund të këtij viti, mbi 400 personel të Armatës do të marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s, ku do të zhvillojnë, demonstrojnë dhe harmonizojnë aftësitë e tyre me ato të aleatëve.

Por, për mua, gjëja më e rëndësishme është që, pavarësisht pranisë tuaj aktive ndërkombëtare, ju jeni këtu, në shtëpi, kurdo dhe kudo që keni më shumë nevojë.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar të pranishëm,

Ndërsa sot festojmë këtë festë të madhe dhe të rëndësishme, disa nga pjesëtarët e Armatës po luftojnë me elementët e zjarrtë në të gjithë vendin. Në këtë moment i ndihmojnë ekipet e zjarrfikësve në shuarjen e zjarreve, mbrojtjen e qytetarëve dhe mallrave. Si Presidente, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pamasë për të gjithë qytetarët-vullnetarë për ndihmën e dhënë në këto ditë të zjarrta.

E përsëris, vite më parë, Armata u angazhua rregullisht në mbështetje të institucioneve në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore dhe krizën. Atë e bënte gjithmonë profesionalisht dhe me vetëmohim. Prandaj, Armata, prandaj ju,  gëzoni vazhdimisht, nivelin më të lartë të besimit te qytetarët maqedonas.

Por më duhet t’ju kujtoj se, në betejën me zjarret, nuk jemi vetëm, por kemi ndihmën e vendeve mike, veçanërisht të rajonit. Nuk thonë kot se miqtë njihen në vështirësi. Le t’i falënderojmë për solidaritetin e tyre tani, kur e kemi më të vështirë. Nuk do ta harrojmë ndihmën e tyre.  Si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojmë t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë kur të kenë nevojë.

Por, përveç hektarëve të panumërt pyje, fusha dhe kullota, këto zjarre përkeqësojnë çështjen e funksionalitetit të sistemit për parandalimin e zjarreve dhe përballimin me to. Armata si edhe më parë, ashtu edhe në të ardhmen do të jetë e gatshme t’u ofrojë mbështetje të plotë qytetarëve dhe institucioneve kompetente. Por është koha për të rishqyrtuar sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhimit të krizave, për të zbuluar dhe korrigjuar mospërputhjet institucionale dhe profesionale, si dhe për të krijuar një sistem logjik dhe efikas të menaxhimit të krizave. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur në kohë të mirën e përbashkët dhe interesin publik, për të synuar parandalimin dhe jo trajtimin e pasojave. Jam i sigurt se do të bëhet kjo gjë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh parashikimet klimatike për të ardhmen. Thatësirat, zjarret dhe përmbytjet do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive, sepse, për fat të keq, ne njerëzit kemi hyrë në luftë tashmë të humbur me natyrën. Si shumëfishues i rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë, ndryshimi i klimës shkakton një efekt domino, nga fatkeqësitë natyrore, nëpërmjet migrimeve klimatike, në garë për burime.

Prandaj, duhet të ndërtojmë një politikë racionale dhe në rritje, e cila do të rezultojë me një sistem funksional, të aftë për t’u përshtatur në kohë me ndryshimet, për të parandaluar rreziqet, për të menaxhuar proceset dhe për të zbutur pasojat. Kështu do të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm dhe të tashme dhe të ardhme të sigurt për qytetarët maqedonas dhe shtetin maqedonas.

Të nderuar të pranishëm,

Sot, para nesh, para jush u bë dorëzimi i detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Nga zemra dhe me arsye e falënderoj shefin aktual, gjenerallejtënant-kolonelin Vasko Gjurchinovski për udhëheqjen e tij të suksesshme në vitet e kaluara. Atij iu caktua detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm në një periudhë vendimtare, kur shteti maqedonas përballej me rreziqe të shumta, por edhe me suksese si anëtarësimi formal në NATO. Ai mori pjesë aktive në transformimin dhe modernizimin e Armatës dhe arriti të thellojë bashkëpunimin me aleatët tanë. Unë edhe mandej i ofroj atij bashkëpunim. I jam mirënjohës për atë që ka bërë dhe pres suksese të mëtejshme si këshilltar.

Njëkohësisht, e përgëzoj për emërimin e tij Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Llafchiski. Përpara tij, para jush, ka detyra dhe sfida të mëdha. Ai, Ju, do të duhet të merrni pjesë në ruajtjen dhe përmirësimin e aftësisë luftarake, të vazhdoni me reformat, të përforconi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të investoni në përfaqësuesit ushtarakë dhe civilë të Armatës. Ia besoj atij detyrën për të ruajtur besimin e vërtetë që Armata e gëzon si te qytetarët maqedonas, ashtu edhe te aleatët dhe partnerët tanë.

Jemi dëshmitarë të ndërrimit të brezave që i lidh dhe i detyron i njëjti betim, së bashku me ju, pjesëtarë të Armatës, për të mbrojtur lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të vetmit atdhe që kemi.

Kjo më bën krenare për ju. Kjo i bën familjet tuaja, miqtë tuaj, por edhe të gjithë bashkëqytetarët tuaj, të krenohen me ju. Është detyra jonë t’ju ndihmojmë që ta kryeni këtë detyrë me dinjitet.

Duhet të vazhdojmë të angazhohemi për barazi gjinore dhe avancim në karrierë në të gjitha fushat dhe në Armatë. Në fund, duhet të investohet në edukimin dhe aftësimin e udhëheqësve ushtarakë të tanishëm dhe të ardhshëm të ushtrisë maqedonase, por edhe në statusin e tyre shoqëror.

Të nderuar përfaqësues të Armatës,

Duke ju uruar festën,  ju uroj suksese të mëdha në kryerjen e detyrës tuaj të përgjegjshme.

Ju faleminderit. 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....