Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e shoqatave maqedonase në Shqipëri

20 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti priti në Vilën Biljana në Ohër përfaqësuesit e shoqatave maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë takim morën pjesë Edmond Temelko, Spiro Malevski dhe Eleonora Mazenkovski nga Organizata për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri – “Prespa”, Besnik Hasani nga Shoqëria maqedonase “Most”, Mehmed Hoxha nga Shoqëria “Gora”, Pandi Jani nga Partia e Lirisë për Prespën e Vogël dhe veprimtari maqedonas Pande Simonovski nga Tirana, Presidentja u njoh me aktivitetet aktuale të maqedonasve në Shqipëri të fokusuara në mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës, kulturës dhe traditave maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për kontributin e tyre të rëndësishëm në mjediset në të cilat jetojnë dhe punojnë, duke i përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet maqedonase-shqiptare.

Në bisedë u shkëmbyen mendime mbi rezultatet e regjistrimit të fundit në Shqipëri, ku përfaqësuesit e pakicës kombëtare maqedonase, duke iu referuar të drejtave dhe lirive të maqedonasve në Shqipëri, shprehën pakënaqësi për regjistrimin e kryer. Duke theksuar respektimin e përkatësisë etnike, fetare, gjuhësore dhe të identitetit të pakicave, si vlerë themelore evropiane, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë që regjistrimi i popullsisë, pa përjashtim, të reflektojë gjithmonë realitetin në çdo shoqëri.

Në takimin me përfaqësuesit e shoqatave maqedonase morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deputetja në Kuvendin maqedonas, Rashela Mizrahi dhe ish-ambasadori në Republikën e Shqipërisë, Vele Tërpeski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...