Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e shoqatës “Te foshnja përmes fertilizimit in vitro”

5 Tetor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim sot përfaqësueset e shoqatës për riprodhimin njerëzor dhe fertilizimin bio-asistuar (in-vitro) “Te foshnja përmes fertilizimit in-vitro”, e përbërë nga Despina Petrovska, presidente, si dhe anëtaret Natasha Gjorgieva Bozhinov dhe Marija Mihajloska Jankulovska.

Presidentja Siljanovska Davkova fillimisht përgëzoi guximin e të gjitha grave dhe burrave që vendosin të bëhen prindër përmes “in-vitro”, duke theksuar se ata janë individë të fortë.

Ajo përshëndeti angazhimin e shoqatës, e cila, si e para dhe e vetmja e këtij lloji, lufton jo vetëm për avancimin e të drejtave të pacientëve që kalojnë nëpër procesin in-vitro, por edhe për amësi dhe prindërim dinjitoz.

Përfaqësueset e shoqatës e informuan Presidenten Siljanovska Davkova për aktivitetet e tyre, duke theksuar se sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një në gjashtë persona përballet me infertilitet, ndërsa raporti midis burrave dhe grave është i barabartë. Për to, një ndihmë e jashtëzakonshme janë ndryshimet e Ligjit të Mbrojtjes Shëndetësore, me të cilat rritet numri i kuponëve falas për fekondim in vitro nga tri në gjashtë përpjekje, ndërsa barna Clexane filloi të lëshohet me recetë.

Në këtë takim u paraqitën disa kërkesa dhe qëllime: rritja e fondeve për terapi in vitro me cilësi më të lartë, mundësia që testet dhe analizat gjenetike të kryhen në AShAM, ndërsa testet prenatale të kryhen në vend.

Duke marrë parasysh problemin me shkallën e lindshmërisë në vend, ato theksojnë nevojën e mbështetjes sistemike për këtë kategori mikro qytetarësh, e cila, siç shtoi presidentja, ka një efekt makro në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit