Delegacione nga Kabineti i Presidentit sot me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas, vendosën lule të freskëta pranë:
– Përmendores – Kosturnica në Kumanovë,
– Përmendores së Metodija Andonov –Çento, Përmendores së Kuzman Josifovski-Pitu, Përmendores së heronjve të popullit, Përmendores “Gruaja luftëtare” dhe Tuma e të pamposhturve në Prilep,
– Përmendores së luftëtarëve të rënë për çlirimin e Shkupit.
Ceremoni me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore të Popullit Maqedonas u mbajtën nën sloganin “Gëzuar 11 Tetorin, gjithmonë të lirë!”