Festimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince dhe në Manastirin “Shën. Prohor Pçinski”

1 Gusht 2024 | Kumtesat

Me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, me mbështetje nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër – 2 gusht 2024, e premte, janë parashikuar aktivitetet në vijim:

Pelince, me fillim në orën 10:00, Presidentja Siljanovska Davkova do të vendosë lule të freskëta pranë në Qendrës memoriale të KAÇKM-së, do të mbajë fjalim dhe do të vizitojë dhomën përkujtimore në Qendrën memoriale. Në suazat e festimit do të interpretojë ansambli i valleve dhe këngëve popullore “Tanec”.

Ekipet e akredituara të mediave është e obligueshme të jenë në Pelince më së voni deri në orën 08:30.

manastirin “Shën. Prohor Pçinski” me fillim në orën 12:00, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të vendosë lule të freskëta para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së.

Në manastirin “Prohor Pçinski”, Presidentja Siljanovska Davkova do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të dy presidentët do të kenë takim bilateral, pas së cilit janë paraparë deklarata për mediat.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror-kishtar të cilin e udhëheq Presidentja Siljanovska Davkova në festimin në manastirin “Shën. Prohor Pçinski” janë nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministri për Marrëdhënie midis Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, ambasadori maqedonas në Republikën e Serbisë, Nikolla Tupançevski, përfaqësuesit e Lidhjes së luftëtarëve, Naum Burevski dhe Snezhana Nestorovska dhe mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovisë Grigorij.

Vendosje e luleve nga delegacionet e Kabinetit të Presidentit

  • Në Shkup, delegacion nga Kabineti i Presidentit, do të vendosë lule pranë përmendores së KAÇKM-së në parkun “Gruaja luftëtare”, pranë përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit dhe pranë përmendores së Metodija Andonov-Çento në sheshin “Maqedonia”.
  • Në Krushevë, delegacion i Kabinetit të Presidentit do të vendosë lule pranë varrit të Nikolla Karevit, pranë përmendores së heronjve në vendin “Sliva” dhe në “Meçkin kamën”.
  • Në Smilevë, delegacion nga Kabineti i Presidentit do të vendosë lule të freskëta në Mogilën e Dame Gruevit, pranë përmendores së ilindenasve së Smilevës dhe pranë pllakës përkujtimore të Njësisë partizane “Dame Gruev”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...