Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Institucionit nacional Filarmonia me rastin e 80-vjetorit të themelimit të saj

23 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Institucionit nacional Filarmonia me rastin e 80-vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë takim ku mori pjesë Aleksandar Kotevski, u.d. drejtor, ish-drejtoreshat Melpomeni Korneti dhe Maja Çanaçeviq, koncert mjeshtri Anna Kondratenko, koncert mjeshtri në pension Rumen Dimitriev, si dhe Angelina Dimoska nga Instituti nacional i Filarmonisë, Presidentja Siljanovska Davkova duke u uruar jubileun e madh, theksoi se ky institucion i rëndësishëm kulturor si përfaqësuesi i vetëm i përhershëm i krijimtarisë simfonike i skenës muzikore maqedonase, repertorin e vetme të pasurit dhe të larmishëm e tërheq publikun vendas dhe ndërkombëtar.

Presidentja vlerësoi se në vitet e kaluara nëpërmjet koncerteve të saj të paharrueshme në vend dhe në mbarë botën, të cilat kanë pasur në repertor vepra nga klasikët botërorë, por edhe nga kolosët e muzikës maqedonase, Filarmonia e ka ndërtuar imazhin e saj specifik me të cilin sot është institucion i njohur.

Në takim, përfaqësuesit e Filarmonisë e njohën Presidenten me sezonin e ditëlindjes me titull “Odisea” të mbushur me shfaqje dhe interpretime të solistëve më të mirë të huaj dhe maqedonas, kryevepra të muzikës simfonike, muzikë koncertale dhe interpretime premierë të veprave të krijuesve vendas. Ata informuan edhe për politikën programore të këtij institucioni, i cili përmban një formë të re shprehëse të pasuruar në aspektin zhanor dhe estetik për profile të ndryshme të audiencës dhe që përfshin edhe koncerte edukative simfonike për më të rinjtë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...