Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në festimin solemn të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve

19 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mbajti fjalim në festimin solemn të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, të cilën e organizoi Forumi Arsimor Rinor në bashkëpunim me Zyrën për Bashkëpunim Rinor Rajonal (RICO) dhe Kuvendin Studentor Universitar – UKEM, që u mbajt në ambientet e Qendrës kulturore-edukative “Laborator”.

Në fjalën e vet, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se studentët janë promotorë të mendimit kritik dhe të lirë, se ata janë Hermesi i ndryshimit.

“Ju keni privilegjin, por edhe përgjegjësinë që të jeni urë lidhëse midis së tashmes dhe së ardhmes. Pa fjalën tuaj të preferuar “pse” nuk ka përparim. Pa dyshimin tuaj nuk ka të vërtetë. Ju e lëvizni shoqërinë, sepse ju zbukuron kurioziteti dhe pasioni intelektual, pa të cilin nuk ka reforma”, tha Presidentja.  Ajo theksoi se amfiteatrot dhe bibliotekat janë arena intelektuale për debate të nxehta dhe të frytshme, përmes të cilave manifestohet dhe formësohet opinioni kritik, pyetjet e tyre janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet e tyre dhe guximi i tyre për të menduar ndryshe e shtyn botën përpara.

Jeta studentore të lejon të mësosh, por edhe të sfidosh mësuesit në një duel intelektual!”, theksoi Presidentja, duke shtuar se studimi nuk është vetëm një kërkim akademik, por edhe një betejë për vlerat, ballafaqimin me realitetin dhe formimin e karakterit.

Presidentja u rekomandoi studentëve që të mos heqin dorë nga sfidat rinore.

“Mos kini frikë nga dështimi, sepse ai është vetëm një hap i pashmangshëm drejt suksesit. Kundërshtojini të vërtetat përfundimtare. Ruajeni guximin rinor dhe shpirtin rebel, ata janë aleatët më të mëdhenj të përparimit”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Në këtë manifestim fjalën përshëndetëse mbajti Aleksandar Nikollovski, kryetar i Trupit Nacional Studentor, kurse mbajtën fjalim edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Në kuadër të Festimit të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve me titull “Stacioni Rajonal Studentor: Dita Ndërkombëtare e Studentëve”, e mbajtur nga 17 deri më 19 nëntor, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, u mbajt panairi i organizatave studentore dhe rinore, ndërsa në Rektoratin e UKEM-it u mbajt dialog institucional. Evenimenti solemn mbrëmë kishte një program kulturor gjatë gjithë natës për rrjetëzim dhe argëtim, si dhe lançimin e platformës së punësimit të studentëve “Linker”.

Dita Ndërkombëtare e Studentëve shënohet si simbol i luftës për arsimim demokratik dhe në kujtim të 17 nëntorit 1939, kur nazistët vranë 20 studentë çekosllovakë që protestonin kundër okupimit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend. Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit...

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...