Fjalimi i Presidentit Pendarovski në festimin e 14 Nëntorit – Ditës Botërore të Diabetit

13 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sonte mbajti fjalim me rastin e shënimit të 14 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Diabetit. Evenimenti është organizuar nga Asociacioni i Maqedonisë për Diabetin te Fëmijët – Balans MK  dhe që festohet me mbështetjen e Presidentit Pendarovski.

Diabeti po merr dimensione gjithnjë dhe më të mëdha dhe po i sulmon gjithmonë edhe më shumë fëmijët dhe prandaj, tha Presidenti Pendarovski, zmadhimi i vetëdijes dhe aktualizimi i problematikës nuk është i mjaftueshëm.

“Nevojitet si shoqëri t’i përdorim dhe t’i angazhojmë të gjitha resurset dhe potencialet e nevojshme në ballafaqimin dhe trajtimin e diabetit. Gjithashtu, si edhe për shumë gjendje dhe sëmundje të tjera, parimi i parandalimit është me rëndësi thelbësore. Flas për parandalimin i cili nuk do të jetë i paplanifikuar, por i përmbajtur dhe i bazuar në analizën profesionale të problematikës së përgjithshme që do të garantojë efikasitet dhe sukses në luftën kundër diabetit”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski theksoi se shqetëson zmadhimi i numrit të fëmijëve të sëmurë me diabet në vend. Fëmijëve, përveç kryerjes së kontrollit glikemik, u nevojitet dhe mënyrë cilësore e jetesës, socializim, arsimim, por edhe zbatim i terapive bashkëkohore dhe inovative.

“Imperativ për çdo shoqëri, midis të tjerash, duhet të jenë ndjekja dhe zbatimi i gjithçkaje që është teknikisht e përparuar, e gjithçkaje që është inovative, e gjithçkaje që i ndihmon në atë aspekt njerëzit në jetesën dhe funksionimin normal”, tha Presidenti Pendarovski dhe shtoi se nuk duhet të mbetemi pas botës, kurse sidomos të mos lejojmë që fëmijët tanë të mos prapambeten në zbatimin dhe në përdorimin e terapive bashkëkohore dhe inovative të cilat tashmë janë të pranishme në vendin tonë, si dhe të sistemeve mjekësore-teknike siç janë sistemet e ndjekjes së përhershme të sheqerit në gjak,  që si mundësi u është ofruar fëmijëve në Evropë, duke përfshirë edhe të gjitha vendeve të rajonit.

Në këtë eveniment që u mbajt në qendrën multimediale “Malla stanica” fjalime mbajtën edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, udhëheqësi i Njësisë së endokrinologjisë në Klinikën Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Shkup, prof. dr. Zoran Guçev, profesori inordinar në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në shkup, doc. dr. Zorica Naumovska, kryetare e Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve në Maqedoni, Dime Velev dhe Natasha Despotovska Dimitirevska, kryetarja e Asociacionit të Diabetit të Fëmijëve në Maqedoni – Balanc MK. Në suazat e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit është hapur ekspozitë kushtuar zbulimit dhe zhvillimit të insulinës dhe mjeteve ndihmëse për përdorimin e saj, kurse është treguar edhe video-material edukativ “Jeta me diabet në moshën shkollore”.

Dita Botërore e Diabetit e cila këtë vit i kushtohet jubileut – 100 vjet nga zbulimi i insulinës si një mekamnizëm i rëndësishëm në luftën kundër diabetit, përfaqëson vazhdimësi të përpjekjeve globale mbi ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin e popullatës mbi domosdoshmërinë e aktivizmit të mëtejshëm institucional por edhe individual në drejtim të përparimit të faktorëve të përgjithshëm për ballafaqimin me këtë sëmundje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....