Para fillimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Hagë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Pyetje: Presidente, si shkoi darka?
Presidentja Siljanovska-Davkova: Darka shkoi mjaft mirë. Shoqëria ishte inteligjente, interesante. Diskutuam për çështje serioze, para së gjithash për paqen dhe sigurisht unitetin, i cili është kaq i nevojshëm për të arritur një paqe përfundimtare, siç them unë kantiane, lasting peace (të qëndrueshme).
Pyetje: A do të ketë unitet, Samitin e karakterizojnë si historik?
Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, nuk mund të parashikoj paraprakisht, por ajo që pashë dje garanton, sigurisht përmes debatit, se do të arrijmë unitetin.
Pyetje: Si e komentoni miratimin e raportit në Parlamentin Evropian? Ai duhet të miratohet në një seancë plenare, por dje u miratua raporti i Vajc-it. Ato amendamente që u paraqitën nga eurodeputetët bullgarë nuk janë pjesë e saj tani, por ata lajmërojnë për amendamente të reja dhe vendosjen e epitetit “moderne” para gjuhës maqedonase?
Presidentja Siljanovska-Davkova: Para së gjithash, si profesoreshë, nuk e di se çfarë do të thotë moderne. Nuk ka kombe dhe gjuhë para-moderne, moderne, post-moderne. Të gjitha kombet u ngritën në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe në shekullin XIX, përfshirë edhe tonën. U habita vërtet nga profili ose karakteri i amendamenteve të paraqitura, sepse të paraqiten amendamente që lidhen me çështjet e identitetit, ndërsa ato janë një ad akta për diskutim, sepse si Traktati i BE-së ashtu edhe Traktati i Lisbonës dhe Karta e të Drejtave Themelore garantojnë respektimin e identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe diversitetin gjuhësor. Pra, këto çështje nuk diskutohen. Prisja, unë më e kam thënë, të ndodhte ajo që ndodhi. Pres mirëkuptim nga fqinjët tanë të parë, një marrëdhënie vërtet miqësore dhe mendoj se kjo do të ndodhë.
Pyetje: A nuk ka mirëkuptim për një takim midis dy delegacioneve?
Presidentja Siljanovska-Davkova: Në rregull, ju thoni delegacione, por unë pata një bisedë të këndshme, protokollare dhe miqësore me Kryeministrin bullgar dje, para darkës.
Pyetje: Për çfarë folët?
Presidentja Siljanovska-Davkova: Për nevojën e mirëkuptimit të ndërsjellë, pa ndërmjetësim, për nevojën e respektit për njëri-tjetrin, për nevojën e ndjekjes së frymës së dy popujve, për nevojën e ndihmës, për nevojën që ata që janë tashmë brenda të ndihmojnë ata që po shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Unë i zgjedh fjalët e mia, besoj në nevojën për miqësi. Besoj se do të ndodhë dhe mendoj se është diçka e pashmangshme.
Ju faleminderit