Takimi i Presidentit Pendarovski me Xhejms O’Brajan, zëvendëssekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe evroaziatike në Stejt Departament

16 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, u takua me Xhejms O’Brajan, zëvendëssekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe evroaziatike në Stejt Departament amerikan.

Në takim u bisedua mbi çështjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, mbi procesin e reformave, si edhe mbi gjendjen politike në shtetin tonë dhe në rajon.

Në takim u riafirmua mbështetje e SHBA-së për aspirimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u shpreh pritja nga Uashingtoni zyrtar se shteti do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....