Takimi i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Gordan Jandrokoviq, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë

6 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviqi, i cili është në vizitë zyrtare në vend.

Të dy rikujtuan fillimet e përbashkëta të evrointegrimit para njëzet vjetëve, por me një rezultat krejtësisht të ndryshëm.

Për Presidenten, përvoja kroate e evrointegrimit është mësim relevant për ne dhe Kroacinë, si miku ynë i dëshmuar mund të na ndihmojë shumë me mësimet e nxjerra nga procesi i evrointegrimit.

Ajo e theksoi gatishmërinë tonë që të përmbushim sfidat e Kopenhagës, nëse nuk jemi të mbyllur në kontekstet e pakuptimta bilaterale, që janë kërcënim real jo vetëm për ne dhe rajonin, por edhe për zgjerimin e BE-së.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë shprehu qëndrimin se kërcënimi i vetos nga fqinjët është i padrejtë dhe se Kroacia do të mbetet miku ynë besnik me mirëkuptim dhe mbështetje të madhe për ne.

Presidentja dhe kryetari i Kuvendit kroat e theksuan kujdesin për pakicën maqedonase në Kroaci dhe kroate në Maqedoni, të cilat janë shndërruar në ura solide të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në këtë takim u diskutua mbi ndryshimet dramatike në rendin botëror, si dhe mbi situatën e cenueshme të sigurisë në Evropë dhe botë, me angazhim për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes ruso-ukrainase.

Takimi përfundoi me marrëveshje për vazhdimin, zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve maqedonase-kroate në sferën e politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe sportit.

Presidentja i dërgoi përshëndetje të përzemërta Presidentit të Kroacisë, të cilin e pret në vizitë shtetërore në maj.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës " Тhink nea - Narrativa të reja për integrimin në BE"....