Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Mbretin e Jordanisë, Abdullai i Dytë

5 Prill 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në margjinat e takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive në Sofje “Procesi Akaba Ballkani III”, u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashimite të Jordanisë, Abdullai i Dytë.

Siljanovska Davkova e riafirmoi përkushtimin për promovimin e vlerave të dialogut, respektimin e shumëllojshmërisë kulturore dhe bashkëpunimin rajonal si parakushte të nevojshme për një Evropë të qëndrueshme dhe të begatë.

Në këtë bisedë, u konfirmua afërsinë midis dy vendeve, pikërisht në vitin kur shënohen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Presidentja, duke e theksuar simbolikën dhe rëndësinë e këtij përvjetori si një nxitje për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, i bëri ftesë Mbretit Abdullai i Dytë për të vizituar shtetin tonë.

Të dy ranë dakord mbi rëndësinë e thellimit të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e stabilizimit të rajonit të Lindjes së Mesme.

Presidentja shprehu respekt të thellë për përpjekjet diplomatike të Jordanisë në arritjen e marrëveshjes së paqes midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa e theksoi rolin e Mbretërisë Hashimite si shtyllë e stabilitetit dhe arsyes.

Në fund, ajo e theksoi nevojën për reformë të plotë të Kombeve të Bashkuara, organizatë e cila, sipas saj, duhet ta rikthejë misionin e saj origjinal dhe të luajë rol parësor në gjetjen e zgjidhjeve paqësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit