Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviq

26 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Amer Kapetanoviq, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, organi operativ i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), destinacioni i parë i turneut të të cilit është Shkupi.

Duke folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi domosdoshmërinë e lidhjes ekonomike dhe infrastrukturore, përfitimet e tregut të përbashkët rajonal dhe nevojën për integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian.

Ajo pret që Plani i Rritjes dhe agjendat e reformave ta stimulojnë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet ndryshimeve në fusha specifike, të mbështetura nga burimet financiare evropiane, marrja e të cilave lidhet me zbatimin e tyre brenda afateve të përcaktuara saktë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë kusht për bashkëpunim të suksesshëm në një sërë fushash që do të çojnë në një nivel më të lartë të plotësimit të nevojave të qytetarëve nëpërmjet përmbushjes së Kritereve të Kopenhagës dhe ndryshimit të narracionit dhe qëndrimit të BE-së ndaj nesh.

Kapetanoviq e falënderoi Presidenten Siljanovska Davkova për kryesimin e suksesshëm të Samitit të SPEJL-it vitin e kaluar, përpjekjet për të ruajtur besueshmërinë e kësaj nisme rajonale dhe vazhdimin pa pengesa të procesit. Ai shprehu kënaqësinë për konstruktivitetin e pushteteve maqedonase dhe e shpjegoi synimin e Këshillit për krijimin e Katalogut të Interesave të Përbashkëta.
Njëkohësisht, Sekretari i Përgjithshëm informoi mbi Samitin e ardhshëm Digjital për Ballkanin Perëndimor, i cili pritet të nxisë dinamikën e bashkëpunimit rajonal në fushën e digjitalizimit.

Në takim u shkëmbyen qëndrime mbi situatën aktuale politike në BE, problemin me standardet e dyfishta të Bashkimit, arsyetimi i të cilave kërkohet në vendimmarrje konsensuale.
Duke marrë parasysh ndryshimet dramatike gjeopolitike, Presidentja beson se zgjerimi duhet të jetë një prioritet për BE-në më shumë se kurrë, gjë që kërkon delateralizimin e procesit dhe vlerësimin sipas zbatimit të Kritereve të Kopenhagës.

Siljanovska-Davkova dhe Kapetanoviç e vunë në dukje rrezikun e bilateralizimit të integrimit evropian nga fqinjët nëpërmjet abuzimit të vetos, presioneve për identitetin dhe përpjekjeve për të rishikuar historinë.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe propozime për një hap larg politikës patriarkale e të nënshtruar dhe një hap drejt një kulture politike pjesëmarrëse e demokratike, për imperativin për departizim dhe depolitizimin e administratës shtetërore dhe publike, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për domosdoshmërinë e një gjyqësori të pavarur dhe për shtetin e së drejtës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në AMSHA

Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në AMSHA

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e vendosur në veprën unike arkitekturore të Boris Çipanit. Pati një mundësi të rrallë të vizitojë hapësirën e gjerë, të...