Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtim të Ukrainës në Berlin

10 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, më 11 dhe 12 qershor 2024, në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës.

Në këtë konferencë, organizator i të cilës janë kancelari gjerman Olaf Sholc dhe Presidenti ukrainas është parashikuar pjesëmarrja e shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, të sektorit të biznesit dhe atij qytetar.

Është paraparë Presidentja Siljanovska Davkova të mbajë fjalim në këtë eveniment.

Konferenca është vazhdimësi e serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rikonstruksionit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Qëllimi kryesor i këtij evenimenti është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme ndërkombëtare, rikonstruksion, reforma dhe modernizim i Ukrainës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...