Sot, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova monitoroi stërvitjen “Shkëlqim 26”, pjesë e programit të NATO-s, e cila u zbatua nga 19 deri më 27 prill në poligonin e stërvitjes “Krivolak”.
Sipas saj, është vërtetuar edhe një herë se notat më të larta për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nuk janë të rastësishme, por bazohen në njohuritë, disiplinën, përvojën dhe përgjegjësinë e demonstruar të Ushtrisë së Maqedonisë, të cilat e profilizojnë atë si anëtare të barabartë, të kualifikuar dhe të besueshme të Aleancës.
Për të, “Shkëlqim 26” paraqet provë e kaluar me sukses e gatishmërisë maqedonase për një përgjigje të shpejtë dhe efikase ushtarake ndaj sfidave reale me të cilat përballet bota, në një mjedis ndryshimesh tektonike në rendin ndërkombëtar dhe kërcënimeve në rritje për paqen dhe sigurinë.
Të pranishmit ndoqën zbatimin e ushtrimit taktik “Prezantimi i Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBLK) në Operacionet Ofensive”.
Pas përfundimit të ushtrimit, Presidentja Siljanovska Davkova i përgëzoi pjesëmarrësit për zbatimin e ushtrimit me sukses.
Në këtë ngjarje u drejtuan edhe: Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Gjeneral Major Sashko Lafçiski, si dhe Shefi i J-9 të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Kundëradmirali Torsten Marx.
Midis të pranishmëve ishte edhe Komandanti i Korpusit të Vendosjes së Shpejtë të NATO-s nga Greqia, Gjeneral nënkolonel Grigorios Bountliakis.
Në vazhdim fjalimi integral i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.
Të nderuar pjesëtarë të Amatës,
I nderuar Ministër i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski,
I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Sashko Lafçiski,
Të nderuar përfaqësues ushtarakë nga jashtë vendit,
Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik,
Të nderuar anëtarë të Parlamentit,
Të nderuar kryetarë të komunave,
Të nderuar mysafirë,
Zonja dhe zotërinj,
Për mua, poligoni i stërvitjes “Krivolak” nuk është më pikë gjeografike periferike maqedonase, por provë për testimin e gatishmërisë mbrojtëse maqedonase, një guralec i rëndësishëm në mozaikun e NATO-s, që i shërben paqes, si një e mirë e përbashkët, në një kohë kërcënimesh në rritje të sigurisë.
Sot këtu, pikërisht në këtë vend, in medias res, ne do të jemi jo vetëm dëshmitarë, por edhe bashkëvlerësues të politikës mbrojtëse maqedonase në bazë të provave, duke vlerësuar shkallën e harmonisë së nevojshme midis njohurive dhe disiplinës, përvojës dhe përgjegjësisë, aftësisë për të menaxhuar armët moderne, elementë të rëndësishëm për përputhshmërinë e ushtrisë sonë me ato të ngjashme, por edhe për politikën e përbashkët të sigurisë së harmonizuar.
Këtu janë krijuesit dhe koordinatorët e sistemit ushtarako-mbrojtës maqedonas, të cilët presin të hedhin dritë mbi rezultatet e punës së tyre të mundimshme dhe të përgjegjshme.
Stërvitja “Shkëlqim 26”, në kuptim më të thellë, është: kontroll i dimensionit institucional dhe funksional të kapacitetit të Ushtrisë si segment i rëndësishëm dhe shumë i respektuar i shtetit për shkak të qasjes serioze ndaj sigurisë, fushë që nuk toleron improvizimin dhe sipërfaqësinë, si dhe këmbëngul në thellësi dhe përkushtim.
Ne jetojmë në kohë trazirash dramatike gjeopolitike dhe vakumi ligjor, ku rregullat e vjetra janë relativizuar deri në pikën e mosnjohjes dhe mosrespektimit, ndërsa ato të reja akoma nuk janë vendosur. E paimagjinueshmja ka ndodhur, një luftë në tokën europiane, Lindja e Mesme nuk është vetëm e paqëndrueshme, por prodhon edhe paqëndrueshmëri më të gjerë, madje globale me pasoja të gjera, hapësira kibernetike u bë arenë konflikti, dezinformimi u bë instrument për stimulimin e mosbesimit, ndërsa progresi teknologjik, sado i dukshëm të jetë, hap dilema serioze etike dhe të sigurisë.
Në rrethana të tilla, vendet, duke përfshirë edhe tonat, duhet të përqendrohen mbi krijimin e institucioneve të forta, të qëndrueshme dhe elastike, të investojnë në arsim, shkencë dhe njohuri, ta përforcojnë koordinimin midis sistemeve të cilësisë, duke përfshirë ushtrinë, të përgatitura për një përgjigje të shpejtë, racionale dhe efikase.
Stërvitja “Shkëlqimi 26”, si pjesë e programit të NATO-s, paraqet shprehje e qartë e angazhimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe paqes. Kjo u theksua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Rutte gjatë vizitës së tij të fundit.
Kjo stërvitje paraqet test për gatishmërinë tonë për të vepruar në operacione paqeruajtëse, për t’u përballur me kërcënimet hibride dhe për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në sistemin e sigurisë kolektive. Me më shumë se 1,500 pjesëmarrës, jo nuk është vetëm provë ushtarake, por shprehje e qartë e besimit të ndërsjellë, një dritë e shkëlqyer që shpreh forcën e aleancës dhe forcën e bashkimit.
Jam krenar për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë dhe notat e tij më të larta, të ndjekura nga më e rëndësishmja: se është gati për luftë për të kryer misionin e tij. Ky sukses shtetëror, ushtarak, profesional dhe moral është i rëndësishëm, sepse mbështetet nga kriteret dhe provat objektive të matshme, standardet e përcaktuara në mënyrë të qartë, si dhe metodologjia serioze dhe puna e pasionuar dhe e përkushtuar, lidershipi sovran dhe përpjekja e jashtëzakonshme të secilit anëtar të njësisë në fjalë.
Ju, pjesëtarët e Armatës, jeni prova përfundimtare, e dukshme dhe e padiskutueshme se shteti dhe Armata e Maqedonisë janë partner i besueshëm dhe i respektuar i Aleancës.
Besimi më i lartë që ju gëzoni midis qytetarëve është rezultat i ndihmës së shumëfishtë të provuar në momente fatkeqësish natyrore dhe epidemish.
Armata jonë paraqet faktor stabiliteti dhe mbrojtëse e paqes globale. Sot, më shumë se 180 pjesëtarë të Armatës, nën flamurin maqedonas, janë të përfshirë në misione dhe operacione paqeruajtëse.
Forca e një armate moderne nuk matet vetëm nga pajisjet që zotëron, por edhe nga meritokracia në rekrutim dhe promovim, zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe kushtet dinjitoze të jetesës dhe punës për njerëzit në uniformë.
Stërvitja “Shkëlqim 26” paraqet konfirmim inkurajues dhe frymëzues se Armata e Maqedonisë e kupton natyrën e kohës në të cilën jetojmë dhe po përgatitet seriozisht për t’u përballur me sfidat që sjell ajo.
Le të vazhdojmë të krijojmë një armate që di, një armate që respekton hierarkinë dhe disiplinën, por edhe një armate që është e themeluar mbi vlerat e palëkundura.
Një armate e tillë është krenaria ime dhe maqedonase!
Ju faleminderit.





