Takimi i Presidentit Pendarovski me Kryeministrin kosovar Albin Kurti

25 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së punës në Republikën e Kosovës, sot në Prishtinë u takua me Kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Në takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy shteteve, ku u vlerësua se të dyja shtetet kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe u shpreh interesi për përparimin e tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në rajon, duke përfshirë edhe dialogun Beograd-Prishtinë. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se në kushtet e krizave të shumëfishta dhe të krizave të sigurisë në nivel global, me rëndësi të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është gjetja e zgjidhjeve për çështjet e hapura nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për aspirimet euroatlantike të Kosovës, duke thënë se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e mbështet politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe jep kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....