Takimi i Presidentit Pendarovski me Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë

16 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Takim e 54-t vjetor të Forumit Ekonomik Vjetor, sot në Davos u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Llajçak.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale dhe sfidat kryesore rajonale, për pritjet nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar rajonal si një nga parakushtet kryesore për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të Ballkanit.

Në raport me perspektivat e Maqedonisë së Veriut, të dy bashkëfolësit e theksuan domosdoshmërinë e qasjes së përgjegjshme të të gjithë faktorëve politikë, për sigurimin e zbatimit të tërësishëm të proceseve reformuese dhe ruajtjen e kursit evropian të shtetit.

Presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Llajçak e theksuan rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt dhe shkëmbimit të mendimeve dhe informacioneve të interesit të ndërsjellë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....