Presidenti Pendarovski i dekoroi gjashtë maqedonistët me Medaljen për Meritë për Republikën e Maqedonisë së Veriut

30 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në ceremoni solemne që u mbajt në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi i dekoroi maqedonistët Zllatko Kramariq, Zuzana Topolinjska, Jouko Lindstet, Jezhi Rusek (pas vdekjes), Kshishtof Vrocllavski (pas vdekjes) dhe Dalibor Brozoviq (pas vdekjes) me Medaljen për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zllatko Kramariq dekorohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin e gjuhës maqedonase dhe kulturës maqedonase, për veprimtarinë e tij si ambasador në lidhjen e institucioneve shkencore maqedonase dhe kroate, si dhe në afrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në iniciativat euroatlantike.

Zuzana Topolinjska dekorohet për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmim të gjuhës maqedonase dhe të kulturës maqedonase, si nja nga maqedonistët më aktivë punimet shkencore të të cilëve janë nxitje për një numër të madhe shkencëtarësh vendas dhe të huaj.

Jouko Lindsted dekorohet për kontributin e jashtëzakonshëm për gjuhën maqedonase dhe për kulturën maqedonase ku la një gjurmë të përhershme si një nga maqedonistët më të shquar në vendet skandinave.

Jezhi Rusek dekorohet pas vdekjes për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe ruajtjen e studimeve të gjuhës dhe kulturës maqedonase në Universitetin në Krakov duke kontribuuar në afirmimin e gjuhës maqedonase.  Punimet e tij shkencore dhe konferencat edhe sot janë nxitje për brezat e rinj të maqedonistëve.

Kshishtof Vrocllavski dekorohet pas vdekjes për meritat e jashtëzakonshme për maqedonistikën dhe për studimin dhe hulumtimin e përkushtuar të fjalorit maqedonas dhe të traditës popullore rrëfimtare maqedonase.

Dalibor Brozoviq dekorohet pas vdekjes për kontributin e jashtëzakonshëm në studimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase dhe të dialekteve të saj duke e promovuar në nivel ndërkombëtar, me çka e obligoi kulturën maqedonase dhe linguistikën maqedonase.

Në vijim është deklarata e Presidenti Pendarovski në ceremoninë solemne.

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Viti 2024 është viti i dy jubileve të mëdhenj.  150 vjet nga vdekja e Kërste Petkov Misirkovit dhe 80 vjet nga Mbledhja e Parë e KAÇKM-së dhe themelimi i shtetit modern maqedonas.

Të dy përvjetorët janë të ndërlidhur në mënyrë thelbësore.  Sipas maqedonistit gjerman Volf Oshlis, Maqedonia bashkëkohore është Maqedonia e Misirkovit sepse është ndërtuar mbi parimet e tij të shkruara në librin “Za makedonskite raboti” (Mbi çështjet maqedonase).

Jo rastësisht edhe Bllazhe Koneski i është rikthyer gjithmonë atij libri, citoj, “sepse këtu për herë të parë kaq qartë dhe pa mëdyshje përcaktohet identiteti i maqedonasve” dhe rëndësia e gjuhës letrare maqedonase për konsolidimin tonë nacional.  Dhe jo rastësisht nga vendimet e parë të Maqedonisë së KAÇKM_së është vendosur gjuha maqedonase si gjuhë zyrtare e shtetit maqedonas, kurse një nga angazhimet e para ishte rrumbullakësimi i kodifikimit dhe standardizimit të saj.

Këto dy jubile të mëdha e japin konteksti edhe të evenimentit të sotëm solemn, ku u shprehim mirënjohjen, gjashtë maqedonistëve të merituar të huaj.  Them të huaj, edhe pse ata janë tanët, sepse kushdo që ia ka kushtuar jetën studimit dhe promovimit të pasurisë gjuhësore maqedonase, atdheut tonë në tërësi, nuk mund të konsiderohet si i huaj, por si toni.

Të nderuar të pranishëm

Për sllavistët, gjuha maqedonase ka qenë gjithmonë sfidë, si shkencore ashtu edhe personale.

Do të filloj me shkencoren.  Gjuha maqedonase dhe shkrim-leximi maqedonas kanë një vazhdimësi të madhe kohore dhe hapësinore që fillon me agimet e shkrim-leximit sllav.  Për shkak të aftësisë që të përshtatet me ndryshimet, të evoluojë dhe të zhvillohet në dialekte të shumta, gjuha maqedonase ka mbijetuar dhe në kushte më të papërshtatshme dhe është ngritur në një shkrim të vyeshëm të kulturës sonë dhe thesar i identitetit tonë.

Gjuha maqedonase prej kohësh është bërë objekt hulumtimi për sllavistët më të shquar të huaj, midis të cilëve, vend të veçantë zë zonja e parë e maqedonistikës, akademikja Zuzana Topolinjska.  Duke qenë anëtare në komisionet më të rëndësishme të Komitetit Ndërkombëtar Sllavist kushtuar strukturave gramatikore dhe në Atlasin e Përgjithshëm Sllav, akademikja Topolinjska është një nga afirmueset më të mëdha të gjuhës maqedonase në Poloni dhe në botë.  Ajo ishte aq empatike me maqedonistikën sa që 40 vjet jeton dhe punon te ne, ka marrë shtetësinë maqedonase dhe u bë anëtare e rregullt e ASHAM-it ku me vite e ka udhëhequr Qendrën kërkimore të linguistikës areale “Bozhidar Vidoeski”.

Pasion të vërtetë për gjuhën maqedonase kishte edhe bashkëkombësi i saj, i ndjeri profesori Kshishtof Vrocllavski nga Universiteti në Varshavë.  Moment vendimtar në veprimtarinë e tij shkencore ishte hulumtimi në terren në Peshtani ku ka mbledhur rreth 130 krijime popullore, prej të cilave gjysmat ia ka rrëfyer vetëm një rrëfimtar.  Në këtë mënyrë, Vrocllavski ka kaluar nëpër një përjetim të ngjashëm si edhe vëllezërit Milladinovci të cilët dëshmojnë se në Strugë vetëm një vajzë u ka treguar madje 150 këngë.  I ballafaquar me folklorin e pasur maqedonas, Profesor Vrocllavski e adhuroi aq shumë Maqedoninë saqë i është kushtuar folklorit maqedonas dhe është bërë hulumtuesi dhe promotori më i shquar i huaj i krijimtarisë sonë popullore.

Një rrugë të ngjashme jetësore dhe profesionale ka kaluar edhe sllavisti finlandez, profesori Jouko Lindstet nga Universiteti në Helsinki.  Profesori Lindstet është i sinqertë kur thotë se ai nuk e ka zgjedhur maqedonistikën, por maqedonistika e ka zgjedhur atë.  Në vitin 2003, në bibliotekën patriarkale greke në Aleksandri e ka zbuluar “Konikovsko evangelie” (Ungjillin e Konikut) – teksti më i vjetër i njohur në gjuhën bashkëkohore moderne.   Ky ungjill që e ka prejardhjen nga fundi i shekullit të 18-të apo fillimit të shekullit të 19-të është një hallkë që ka munguar në gjenealogjinë e gjuhës maqedonase.  Profesori Lindstet thekson me kënaqësi se pikërisht maqedonistika ia ka dhënë sfidat më interesante kërkimore në karrierën e tij të pasur si sllavist.

Por, studimi i gjuhës maqedonase nuk ka qenë vetëm sfidë shkencore por edhe personale sepse maqedonistët e ndajnë të njëjtin fat me gjuhën që e studiojnë.  Pothuajse nuk ka maqedonist, sidomos nga brezi më i vjetër, i cili nuk ka përjetuar trysni të pakëndshme nga qendrat të cilat e kanë mohuar gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Ilustrues është shembulli i një prej themeluesve të maqedonistikës në Kroaci, akademikut Dalibor Brozoviq, i cili dha një kontribut enorm në studimin e gjuhës maqedonase dhe të dialekteve të saj.  Si autor i punimeve të shumta për maqedonistikën, ai ka luftuar për gjuhën maqedonase dhe kauzën maqedonase në shumë konferenca ndërkombëtare shkencore, duke i kundërshtuar tezave joshkencore bullgare kundër gjuhës maqedonase.

Shembulli i dytë lidhet me sllavistin polak, bulgarologun dhe maqedonistin, Jezhi Rusek, profesor në Institutin për Filologji Sllave në Universitetin Jagellon në Krakov.  Edhe përkrah trysnisë së fuqishme politike nga ish-Republika Popullore e Bullgarisë, profesori Rusek nuk lejoi që të hiqet lënda Gjuha Maqedonase nga Universiteti.  Përkundrazi, ai kontribuoi që të ruhet dhe mbrohet maqedonistika dhe u bë pionier në krahasimin shkencor midis gjuhës maqedonase dhe bullgare.

Në fund, me ne është edhe miku ynë i madh, ambasadori Zllatko Kramariq, një nga njohësit më të mirë të letërsisë maqedonase në Kroaci dhe profesori i parë i letërsisë dhe kulturës maqedonase në Fakultetin Filozofik në Osijek.  Ai me dekada është marrë me temat maqedonase dhe kontribuon pa lodhje në lidhjen kulturore midis Republikës së Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shkak të dashurisë së tij për gjuhën dhe letërsinë maqedonase, ambasadori Kramariq pagoi edhe një çmim i cili u pasqyrua edhe në karrierën e tij diplomatike.

Të nderuar të pranishëm

Veprimtaria shkencore kërkon kundërshtim të guximshëm ndaj trysnive joparimore dhe joshkencore.  Prandaj jam thellësisht i bindur se këto medalje për merita mund t’i konsiderojmë si medalje për guxim.

Maqedonistët i mbështet fakti i padyshimtë se në bashkësinë ndërkombëtare shkencore, vendi dhe rëndësia e gjuhës maqedonase dhe e dialekteve të saj nuk janë vënë asnjëherë në pikëpyetje.

Gjuha maqedonase është fakt i pamohueshëm linguistik, historik dhe kulturor, e njohur dhe e barabartë me gjuhët e tjera në Evropë dhe në botë.

Vepra e secilit e këtyre gjashtë maqedonistëve e zmadhon përgjegjësinë tonë që ta ruajmë gjuhën maqedonase.  Kjo nënkupton mbështetje aktive të hulumtimeve dhe projekteve shkencore vendase dhe ndërkombëtare në të gjitha fushat që lidhen me gjuhën maqedonase dhe me dialektet e saj.  Të investojmë në sistemin arsimor maqedonas, në studimet, katedrat, lektoratet dhe botimet, të investojmë në maqedonistët në vend dhe jashtë vendit, sidomos nëpërmjet Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase.

Prandaj dje e nënshkrova Dekretin për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili është miratuar para pak kohe në Kuvend.  Kështu e vazhdojmë zotimin e Misirkovit i cili na rikujton se “mirësia ndaj gjuhës popullore është detyra dhe e drejta jonë. Ne e kemi për detyrë ta ruajmë gjuhën tonë, sepse ajo është, gjithashtu, edhe atdheu ynë i vetëm.”

Të nderuar,

Vetëm mund të na gëzojë fakti se në atë angazhim nuk jemi vetë sepse me ne janë e ruajtësit dhe afirmuesit besnikë të gjuhës maqedonase, miqtë tanë maqedonistë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....