Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me cilësinë e mbështetëses sot i dha mirënjohjet “Cilësi maqedonase” për vitin 2024 në manifestimin tradicional organizuar nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. Dhjetë kompani maqedonase morën mirënjohjen për suksese dhe arritje të veçanta në zhvillimin e ekonomisë, në vend dhe jashtë shtetit.
Këtë vit mirënjohje morën: Kantinat maqedonase familjare të verës dhe distilerët maqedonas, Premium Sejfiti Solushën, Maj Print, SERAFIMOV GRUP, Lares Import-Export SHPKNJP Kavadarci, Kapital ACEET Menaxhment, Elena Luka Grup, Studioja e baletit – Rebis, Global Net dhe Sektor Film.
Presidentja u shprehu mirënjohje të veçantë për aftësinë e tyre të dëshmuara jo vetëm për t’u përballuar me problemet dhe krizat, por edhe për të avancuar duke vendosur teknologji të reja.
Ajo shprehu nevojën për përkrahje dhe inkurajim nga shteti në ndërtimin e cilësisë maqedonase, të njohur dhe të vlerësuar në botë. Gjithashtu, Presidentja e përshëndeti dhe inkurajoi rolin e Lidhjes së Odave të Ekonomike në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Në fund, ajo u rekomandoi: “Vazhdoni ta udhëhiqni ekonominë maqedonase, të luftoni për standardet dhe cilësinë më të lartë, por mos e harroni asnjëherë etikën, kujdesin për të punësuarit dhe përgjegjësinë korporative.” Një ekonomi e fortë dhe konkurruese është parakusht për një shtet funksional, si dhe për zhvillimin e kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe sportit, është garanci për prosperitetin shoqëror. Tek ju shoh mbartësit dhe promovuesit e diplomacisë ekonomike maqedonase dhe promovuesit e cilësisë së mirëfilltë maqedonase”.
Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.
Të nderuar anëtarë të Lidhjes së Odave Ekonomike,
Të nderuar fitues të Mirënjohjes për Cilësi Maqedonase,
Të nderuar mysafirë,
Zonja dhe zotërinj,
Do të dëshiroja të shpreh kënaqësinë e vet që po e vazhdoj praktikën e paraardhësve të mi si presidente që të jem pjesë e dhënies së Mirënjohjes për Cilësinë Maqedonase. Jam e sigurt, domethënë nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme që e thekson rolin e kompanive maqedonase, si nxitëse të ekonomisë sonë, por edhe si ambasadorë të saj në botë. Mirënjohja, e cila tradicionalisht në fund të çdo viti u jepet dhjetë subjekteve ekonomike maqedonase, në dekadën e fundit ka inauguruar qindra kompani tona që janë strumbullari i ekonomisë maqedonase dhe që shënojnë rezultate të jashtëzakonshme, jo vetëm në vend, por edhe jashtë, domethënë jashtë shtetit.
Përveç kontributit në buxhet, punësim, investime zhvillimore, më duhet të nënvizoj faktin se një numër i madh i fituesve janë kompani me përgjegjësi shoqërore që në thelb e ndihmojnë dhe i ndjekin nevojat e bashkësisë. Në këtë segment, jemi ende prapa shteteve të pasura dhe të zhvilluara, por mbështetja nëpërmjet përgjegjësisë korporative e nismave, projekteve, individëve të shumtë është gjithnjë e më e rëndësishme, ku fokusi shpeshherë është në kategoritë më të cenueshme. Kjo është arsyeja pse u jemi veçanërisht mirënjohës të gjithëve që ndihmojnë dhe i ndajnë me vetëmohim fitimet e tyre, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Ekonomia maqedonase mbijetoi kohë të vështira, veçanërisht gjatë pandemisë kovid-19. Vijoi kriza globale ekonomike dhe financiare, kurse konfliktet e vazhdueshme luftarake dhe pozicionimi gjeopolitik global, për mendimin tim, sjellin më tej pasiguri dhe i ndërlikojnë kushtet e biznesit. Ballafaqimi me inflacionin dhe luftën për të ruajtur standardin e jetesës është aktual dhe sigurisht që është e vështirë të arrihet pavarësisht të gjitha politikave dhe masave, pa mbështetjen nga ekonomia.
Nuk mund të mos theksoj se edhe përkrah të gjitha krizave dhe problemeve, kompanitë maqedonase kanë treguar, domethënë ju keni treguar se mund të përballoheni me sfidat, të zhvilloheni, të përparoni, madje të futni inovacione dhe teknologji të reja. Prandaj duhet t’u shprehim mirënjohje për arritjet e tyre dhe, natyrisht, duhet t’i inkurajojmë që të vazhdojnë të jenë të përkushtuar ndaj rritjes dhe zhvillimit, si dhe në ruajtjen e cilësisë. Edhe mandej le të vazhdojnë të jenë sinonim i cilësisë maqedonase që do të njihet dhe vlerësohet në botë.
Të nderuar,
Do të dëshiroja ta shfrytëzoj mundësinë që organizatorit të manifestimit të sotëm, Lidhjes së Dhomave Ekonomike, t’ia uroj përvjetorin rëndësishëm, përndryshe isha edhe në festën e 20-vjetorit , njëkohësisht duke ju përshëndetur për aktivitetet me të cilat i mbështesni subjektet – anëtarë, të cilat para së gjithash janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, më të rëndësishmet për një ekonomi të tillë dhe që paraqesin segmentin thelbësor të ekonomisë maqedonase.
Mandej, ndër angazhimet dhe aktivitetet e shumta të kësaj Lidhjeje, dua të përmend projektin për të cilin jemi mbledhur sot, përkatësisht dhënien e Mirënjohjes për Cilësi Maqedonase, jam i bindur se do të jetë frymëzim dhe motivim për të gjitha kompanitë maqedonase.
Edhe një herë dua të dërgoj një mesazh për të gjithë anëtarët e Lidhjes së Odave Ekonomike që janë nga degë të ndryshme ekonomike, të prodhimit, shitjes, tregtisë, shërbimit dhe shëndetësisë.
Domethënë, vazhdoni edhe mandej të jeni shtytës të ekonomisë maqedonase. “Dëshiroj të jeni të suksesshëm, të luftoni për standardet dhe cilësinë më të lartë, por mos e harroni kurrë etikën, kujdesin për të punësuarit dhe përgjegjësinë korporative. Me ekonomi të fuqishme do të kemi edhe shtet të fuqishëm, me ekonomi të fuqishme do të kemi më shumë mundësi për zhvillimin e kulturës dhe artit, arsimit, shkencës dhe sportit. Në përgjithësi, më shumë mundësi për investime, zhvillim dhe përparim në të gjitha segmentet e jetesës shoqërore.
Në fund, më lejoni t’u uroj ose t’ju uroj juve, të gjitha subjekteve afariste në Vitin e Ri 2025 të vazhdoni të arrini suksese dhe fitim, të përparoni, të zhvilloheni. Sukseset tuaja do të nënkuptojnë sukses edhe për shtetin, ekonomi më të zhvilluar dhe standard më të mirë jetësor.
Edhe njëherë, urimet më të sinqerta për dhjetë fituesit e Mirënjohjes për Cilësi Maqedonase. Ju lutem vazhdoni edhe mandej ta promovoni me sukses cilësinë maqedonase dhe ta përfaqësoni Maqedoninë.
Faleminderit.