U nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis” për punën e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

13 Shkurt 2023 | Kumtesat

Përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” – Shkup, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim për mbështetje të aktiviteteve të Qendrës Presidenciale për Edukim Politike.

Memorandumin e nënshkruan sekretari i përgjithshëm i Kabinetit, Mile Boshnjakovski dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit, Bardhyl Jashari.

Me memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim është paraparë mbështetje e Kabinetit të Presidentit në realizimin e aktiviteteve mbi temën rezistenca ndaj dezinformacioneve në suazat e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, puna e të cilës zhvillohet nën mbështetjen e Presidentit Stevo Pendarovski.

Në përputhje me memorandumin, bashkëpunimi do të zhvillohet me realizim të përbashkët të aktiviteteve dhe ngjarjeve, zbatimin e hulumtimeve, përgatitjen e analizave, organizimin e seminareve edukative, debateve publike dhe konferencave, si dhe të aktiviteteve të tjera me qëllim të përforcimit të kapaciteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....