Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit

10 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot është në vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, ku janë paraparë takime me udhëheqjen shtetërore të Azerbajxhanit dhe pjesëmarrje në Forumin e 12 global në Baku.

Nesër më 11 mars 2025, e martë, në Baku, Presidentja Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Është paraparë të dy presidentët të kenë takim tet-a-tet, pas të cilit do të vijojë takimi plenar i të dy delegacioneve. Në përbërjen e delegacionit shtetëror maqedonas janë ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrja e Energjetikës, Xehetarisë dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.

Në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, Presidentja Siljanovska Davkova do të takohet me Kryetaren e Kuvendit Nacional, Sabiha Gafarova dhe me Kryeministrin, Ali Asadov.
Është paraparë që Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë ligjëratë para bashkësisë akademike dhe studentëve në Universitetin ADA në Baku.

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidentja do të marrë pjesë në Forumin e 12 global në Baku, me titull “Rishqyrtimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”, që organizohet nga Qendra ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi” dhe do të mbahet nga 13 marsi deri më 15 mars në Baku.

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në hapjen solemne të forumit, kurse do të ketë edhe fjalimin e vet me temë “Pakti për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara: ndërtimi i një konsensusi të ri global”.

Sipas paralajmërimeve, në forum është paraparë prania e mbi 400 pjesëmarrësve – shefa aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë qytetare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...