Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në takimin e 20-të të nivelit të lartë të organizuar nga Qendra ndërkombëtare Nizami Ganxhavi

21 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në Nju-Jork mori pjesë në takimin e 20-të të nivelit të lartë në organizim nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, që u mbajt në margjinat e Kuvendit të 76-të të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Presidenti mbajti fjalim me temë: Çfarë nënkuptojnë paqja dhe stabiliteti në shekullin 21? në suazat e sesionit: Fjalim special: Paqja dhe stabiliteti: e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Në fillim të fjalimit të vet, Presidenti foli mbi përvojat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit, duke konstatuar se për një sërë arsyesh objektive, siç ishin konfliktet në ish-Jugosllavinë, shkatërrimi ekonomik, çështjet e shumta të hapura, asnjë vend nga rajoni nuk mund të renditet si lider në periudhën postkomuniste në Evropë.

Në këtë rast, Presidenti duke folur mbi përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e vënë theksin në kompromiset e kryera me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe përkushtimin për integrim të vendit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski, konstatoi se mbajtja e perspektivës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shtytësi kryesor për reformat, jo vetëm në shtetin tonë por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse vetë anëtarësimi është kryesor për sigurimin e stabilitetit afatgjatë, paqes dhe prosperitetin e rajonit.

Në këtë kuptim, duke e përshkruar ndalimin eventual në proceset integruese të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në disa vitet e fundit, Presidenti Pendarovski shprehu shqetësim dhe paralajmëroi se pasiguria në këtë plan mund të ndikojë theksueshëm mbi paqen dhe stabilitetin në rajon. Njëkohësisht, Presidenti nënvizoi se rezultat i qëndrimit të tanishëm janë, tempi i ngadaltë reformues dhe zmadhimi i euro-skepticizmit në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, në fjalimin e vet, Presidenti e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, kur flitet mbi paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke konstatuar se gjithmonë kur marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-së ka qenë i mirë dhe i fuqishëm, atëherë janë parë fitimet për rajonin, Evropën dhe rajonin euroatlantik në tërësi.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të vet, Presidenti Pendarovski theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë derën hapur jo vetëm për shkak të nevojës për rezultate serioze në pjesën e kritereve evropiane mbi demokracinë, sundimin e të drejtës, luftën kundër korrupsionit, por edhe për shkak të shfrytëzimit të mundësisë për përdorim të vakumit eventual nga faktorët e jashtëm, të cilët promovojnë koncepte gjeopolitike të cilat nuk bazohen mbi vlerat e përgjithshme evropiane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....