Takim lamtumire e Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop

29 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Dirk Jan Kop.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve. Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbështetjes që Holanda e jep për aspirimet maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për mbështetjen e agjendës reformuese.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se kjo mbështetje ka rëndësi vitale për përpjekjet tona aktuale në përforcimin e institucioneve demokratike, përforcimin e sundimit të të drejtës dhe përparimit të të drejtave të njeriut.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen se Holanda do të vazhdojë të jetë mbështetës i zëshëm i qëllimeve tona strategjike.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi ambasadorin Jan Kop për angazhimin e tërësishëm diplomatik dhe i uroi sukses në angazhimet e ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...