Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në diskutimin rinor “Nextgen perspektiva: (Ri)aksioni rinor!” në Ohër

13 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, mbrëmë, mbajti fjalim në diskutimin rinor “Nextgen perspektiva: (Ri)aksioni rinor!”, që me rastin e 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, u mbajt në Vilën Biljana në Ohër.

Temat e këtij evenimenti, në koordinim me Këshillin nacional rinor të Maqedonisë dhe Kabinetit të Presidentit, kurse me mbështetje nga Ambasada britanike në Shkup, ishin  perspektivat rinore dhe vizionet e të rinjtë për lider dhe lidership.

Gjatë diskutimit u shkëmbyen mendime, ide dhe vizione të të rinjve që vijnë nga organizata qytetare mbi gjendjen e të rinjve dhe organizimit rinor te ne.

Presidentja Siljanovska Davkova tha se nuk mund të vendoset për të rinjtë pa të rinjtë, dhe siç theksoi, është shumë më e logjikshme në procesin e vendimmarrjes, kur një çështje e caktuar lidhet me të rinjtë, ata duhet të gjejnë zgjidhjen.

“Ndoshta është mirë t’i merrni punët në duart tuaja, të jeni subverzivë, sepse njëherë do t’ju anashkalojnë, por nuk mundet përgjithmonë. Nëse juve ju mbështesin organizata të fuqishme, atëherë do të dëgjoheni edhe ju edhe fjala juaj. Mendoj se rolin kryesor e kanë të rinjtë. Pa mendje, pa dituri, pa kreacion, pa mosbindje nuk ka ndryshime”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke rekomanduar se vetëm vendimet në të cilat marrin pjesë të rinjtë mund të kujdesen për të ardhmen në të cilën fjalën kryesore e kanë të rinjtë.

Në fjalën e vet në këtë eveniment, ambasadori Metju Loson foli për angazhimet për mbështetjen e të rinjve.

“Ambasada britanike është e vendosur në mbështetje e të rinjve nëpër gjithë vendin. Përkushtimi ynë përfshin përforcim të të vajzave dhe grave të reja, si dhe dallim të rolit kritik që e luajnë në ndërtimin e bashkësive inkluzive dhe rezistente. Vazhdojmë të punojmë së bashku me një numër të madh partnerësh me qëllim që t’i pajisim të rinjtë me njohuritë, shkathtësitë dhe përvojat e nevojshme për përparimin e tyre, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, kam kënaqësinë e veçantë që t’i festojmë arritjet tona dhe kontributet tona së bashku me Presidenten, partnerët dhe organizatat rinore. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për këto çështje të rëndësishme”, tha ambasadori Loson.

Kryetari i KRNM-së, Filip Ivkovski tha se e gëzon mundësia që për Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve t’u mundësohet hapësirë të rinjve që të bisedojnë për nevojat dhe interesat e veta me marrësit e vendimeve.

“Shpresoj se kjo nuk do të jetë një mundësi e rrallë, por praktikë standarde nëpërmjet të cilës të rinjtë do të jenë gjithmonë pesë e vendimeve të cilat i tangojnë. Prandaj edhe Këshilli nacional rinor i Maqedonisë tashmë prej një dekade punon në krijimin e politikave dhe masave për të rinjtë duke e veçuar Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Strategjinë për të rinjtë, Strategjinë për shëndetin mendor të të rinjve si zgjidhje më të rëndësishme të sistemit. Sfidat mbeten ende të shumta, por puna jonë udhëhiqet gjithmonë nga interesi më i mirë për çdo të ri dhe askush nuk do të harrohet në margjinat e shoqërisë”, tha Filip Ivkovski, kryetari i KRNM-së.

Dita Ndërkombëtare të Rinjve që festohet çdo vit më 12 gusht është shpallur nga Kombet e Bashkuara me idenë për ngritjen e vetëdijes për të rinjtë dhe çështjet rinore. Qëllimi i ditës është të tërhiqet vëmendja e publikut për çështje të caktuara kulturore, sociale dhe juridike rreth të rinjve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....