Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Maqedonasit e Bashkuar në Kanada”

22 Shtator 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim dy përfaqësuesit e organizatës “Maqedonasit e Bashkuar në Kanada”, kryetarin Risto Durlovski dhe anëtarin Dushko Jankov.

Ata e njohën Presidenten Siljanovska Davkova me jetën dhe sukseset, por edhe me problemet dhe propozimet e anëtarëve të diasporës maqedonase, lidhur me pjesëmarrjen në marrëdhëniet ekonomike, politike, arsimore, shkencore dhe kulturore në atdhe.

Eshtë e pamohueshme që diaspora maqedonase në Kanada është pjesë e pandashme e strukturës kombëtare maqedonase, u ranë dakord bashkëbiseduesit.

Presidentja Siljanovska Davkova i informoi ata për Strategjinë Kombëtare të miratuar për Diasporën, si një hap përpara në krijimin e unitetit përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit, që synojnë integrimin e tyre më të lehtë dhe më të shpejtë në jetën shoqërore maqedonase, si dhe për aktivitetet e vazhdueshme në lidhje me themelimin e Këshillit të Diasporës brenda kabinetit të saj, duke u paraqitur atyre mundësinë dhe nevojën për të nominuar përfaqësuesin e tyre në të.

Njerëzit tanë kanë shprehur interes për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, për komunikim më të ngushtë me Agjencinë e Emigracionit, si dhe për interesin për pjesëmarrje institucionale në procesin e vendimmarrjes në atdhe, veçanërisht për çështjet që i prekin drejtpërdrejt, siç është konsultimi në emërimin e një ambasadori dhe konsujve në Kanada, por edhe për çështje të tjera.

Gjithashtu, në këtë bisedë, Durlovski dhe Jankov theksuan se relativizimi i gjeografisë dhe distancës, me rritjen e inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit, midis gjeneratave më të reja të diasporës maqedonase, rrit interesin për t’u njohur, studiuar, punuar dhe jetuar në vendin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Së fundmi, përfaqësuesit e diasporës maqedonase nga Kanadaja i vunë në dukje Presidentesn Siljanovaka Davkova detyrimin për të vizituar Kanadanë dhe në vend për të mbledhur, parë dhe dëgjuar mendimet e emigrantëve tanë për çështjet që i shqetësojnë ata, dhe ata, të sajat!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit