Siljanovska Davkova u ndau certifikata pjesëmarrësve në ngjarjen “Kampi i Ohrit për Përsosmëri të Teknologjisë së Lartë”

18 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u ndau certifikata pjesëmarrësve të edicionit të pestë të “Kampit të Ohrit për Përsosmëri të Teknologjisë së Lartë”, që po mbahet me mbështetje të saj, kurse organizohet nga Organizata “Maqedonia 2025” në Ohër.

Pjesëmarrësit në këtë kamp, i prezantuan projektet e tyre të bëra nga tullat Lego me temë: „FIRST®LEGO® League – FIRST® DIVE℠: SUBMERGED℠“, me fokur mbi oqeanet si subjekt hulumtimi. Zgjidhjet me tullat Lego në këtë vit synojnë zvogëlimin e ndotjes së oqeaneve dhe mbrojtjen e specieve të rrezikuara.

E impresionuar nga inovacionet Lego, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti dhe e mbështeti frymën kërkimore si një çelës zhvillimi.

Për të, ky kamp paraqet projekt i suksesshëm jo vetëm për shkak të stimulimit të aktiviteteve krijuese teknologjike, por edhe për shkak të ripërtëritjes së lidhjes me atdheun, mësimit të gjuhës maqedonase, shoqërimit, krijimit të miqësive.

Ajo njeh tek ata shkencëtarë të ardhshëm që do të jenë krenarë jo vetëm për vendin në të cilin jetojnë, por edhe për ne.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, një nga qëllimet e saj më të rëndësishme është të rivendosë besimin e qytetarëve dhe të rinjve në vend, t’i interesojë ata për politikën, si dhe t’i përforcojë lidhjet me diasporën.

Në edicionin e këtij viti të kampit po marrin pjesë 22 të rinj nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Kroacia, Sllovenia, Malta, si dhe pjesëmarrës nga pjesë të ndryshme të vendit, të cilët kanë mundësinë që të programojnë komponentë FABLE përmes punës praktike nën mentorimin e “Brainster”, duke zgjidhur sfida reale të frymëzuara nga jeta e përditshme. Programi i kampit i udhëhequr nga Akademia e Robotikës dhe Inovacionit dhe “STEM Robotics Koçani”, në partneritet me “Young Engineers Shkup”, përfshin teknologjinë e njohur botërisht “LEGO® Education” dhe programet STEM të licencuara nga Izraeli, që përdoren në mbi 50 vende të botës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...